LAJMI I FUNDIT:

Gran Turismo 7 ishte ishte një nga lojërat më të shkarkuara në PlayStation 5 për vitin 2022

Gran Turismo 7 ishte ishte një nga lojërat më të shkarkuara në PlayStation 5 për vitin 2022

PlayStation ka publikuar listën vjetore të 20 lojërave më të shkarkuara nga PlayStation Store dhe Gran Turismo 7 renditet ndër më të lartat – të paktën në PlayStation 5.

Tabelat, të publikuara në blogun e PlayStation, tregojnë 20 titujt më të shkarkuar nga PS Store të ndara si nga platforma ashtu edhe nga rajoni – me të dhëna për Japoninë të postuara në një artikull të veçantë në versionin në gjuhën japoneze të faqes, trasmeton Telegrafi.

Natyrisht, listat mbizotërohen nga tituj të suksesshëm me shumë platforma si Call of Duty: Modern Warfare II dhe FIFA 23, por Gran Turismo 7 ka një paraqitje të fortë në tre rajonet në PlayStation 5.

Në Japoni, GT7 është titulli i tretë më i shkarkuar i PS5 nga të gjithë, pas Elden Ring dhe Earth Defense Force 6 ekskluzive për rajonin. Për Evropën loja renditet e gjashta, derisa God of War Ragnarok dhe Grand Theft Auto V dalin përpara kësaj.

Lojtarët e Amerikës së Veriut gjithashtu preferuan NBA 2K3, Madden NFL 23 dhe Horizon Forbidden West derisa GT7 u rendit në vendin e nëntë në të gjitha shkarkimet e vitit 2022.

Sidoqoftë, loja nuk rezultoi aq e popullarizuar në krahasim me softuerët e tjerë në PlayStation 4. Ndonëse ende operative në Japoni, duke u renditur e pesta në tastierën më të vjetër, ajo thjesht futet në top 20-she të Evropës – mposhtur nga F1 22 dhe Need for Speed Heat i 2019-ës (i cili ka qenë në zbritje për pjesën më të madhe të vitit) – ndërsa nuk shfaqet fare në top 20-she të Amerikës së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Teknologji
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori