LAJMI I FUNDIT:

Gramoz Ruçi nesër për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë

Gramoz Ruçi nesër për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi nesër do të qëndrojë për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku do të ketë takim tet-a-tet me homologun e tij nga Maqedonia, Talat Xhaferi.

Ruçi nesër do të realizoi takim edhe me Grupin parlamentar të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Grupin parlamentar të Shqipërisë dhe do të jap deklaratë para mediave./Telegafi/