LAJMI I FUNDIT:

Grabvoci: Jam i gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë

Grabvoci: Jam i gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci pas fjalës së Glauk Konjufcës ka folur për përgjimet ndaj tij.

Ai ka thënë se nëse është vepër penale, dhe krim për të kontribuar për t’i hap vendet e punës, kërkoj nga drejtësia le ta fillojë hetimin.


“Jam i gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë, të respektoj ligjin dhe nuk kam tentuar asnjëherë të dal mbi ligjin”, ka thënë Grabovci.

Ai u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të nisin hetime duke theksuar se aty ku konstatohet që ka bërë shkelje dhe ka dëmtuar interesat e shtetin ai është i gatshëm të jap përgjegjësi.

“Krenohem me gjakun e familjes, shokëve, miqve që kanë dhënë për të arrit deri këtu”, tha Grabovci./Telegrafi/