eksperti ad

Grabovci ka theksuar se e kupton opozitën, “por Kosova ka nevojë të ketë partnerë dhe miq ndërkombëtar, prandaj duhet ec mbi këtë rrugë”.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka theksuar se Kosova ka nevojë për një forcë mbrojtëse, duke shtuar se Ushtria e Kosovës ka me qenë për të gjithë qytetarët e saj, transmeton Telegrafi.


Ai ka thënë se Ligji shumë shpejt do të vijë në Kuvend dhe do të miratohet . “Kosova nuk guxon të bëjë kompromis për ushtrinë e Kosovës”, tha Grabovci, duke shtuar se çdo tentativë tjetër e Beogradit do të kundërshtohet në të gjitha format.

I pyetur për mundësinë eventuale të shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, Grabovci ka thënë se partia e tij është e gatshme kurdo që të shkojë në zgjedhje. /Telegrafi/