LAJMI I FUNDIT:

Grabitjet në Rinas, edhe dy arrestime të tjera

Grabitjet në Rinas, edhe dy arrestime të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë të lidhur me grabitjet me armë në rrugën e Rinasit.

Në vijim të operacionit “Patriot”, u arrestuan shtetasit në kërkim Aleksandër Murataj (41 vjeç, banues në Tiranë) dhe Dritan Sinani (43 vjeç, banues në Tiranë).


Këta shtetas dyshohet se janë të përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit. /Telegrafi/