Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje të armatosur në një pompë të derivateve në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:18 në rrugën “Asllan Pireva” në kryeqytet.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur në shumë parash prej 400-500€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/