LAJMI I FUNDIT:

Grabitje me armë në një pompë derivatesh në Pejë

Grabitje me armë në një pompë derivatesh në Pejë
Foto: Ilustrim

Një person gjersa ka qenë në punë në një pikë të derivative është sulmuar dhe më pas grabitur nga tre persona të tjerë të maskuar dhe armatosur.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:00 në fshatin Vitomericë, në Pejë.

Siç thuhet në raport, grabitësit i kanë marrë 500 euro dhe më pas kanë ikur në këmbë/

“Viktima mashkull  kosovar, ka raportuar se deri sa ka qenë në punë në pikë shitëse të derivateve, tre te dyshuar meshkuj të maskuar, njëri prej tyre me armë të shkurtër i cili ja ka drejtuar armën viktimës dhe e ka goditur me boks në kokë dhe kanë kërkuar që t’ua jap paratë, të dyshuarit pastaj kanë dëmtuar një dritare dhe kanë depërtuar brenda nga ku kanë grabitur pesëqind (500) € dhe kanë ikur në këmbë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/