LAJMI I FUNDIT:

Grabitje me armë në një pikë karburanti në Lezhë, arrestohen dy të rinjtë

Grabitje me armë në një pikë karburanti në Lezhë, arrestohen dy të rinjtë

Policia e Lezhës ka njoftuar sot arrestimin e 2 personave të dyshuar për vjedhjen e një pike karburanti.

Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjë vodhën gjatë mesnatës, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, xhiron ditore të një karburanti dhe u larguan menjëherë me motoçikletë.


Sekuestrohet gjithashtu, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës së pandërprerë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve kriminale të ndodhura, si dhe për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë një pune hetimore profesionale, si dhe falë veprimeve të shpejta dhe të koodinuara policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit është zbardhur në kohë rekord vjedhja në një karburant, janë identifikuar dhe kapur 2 autorët e dyshuar, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar sendet e kundërligjshme të përdorura gjatë krimit.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndjekja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. L., 21 vjeç dhe M. L., 16 vjeç, (vëllezër) banues në Shënkoll, Lezhë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

2 shtetasit e arrestuar, gjatë mesnatës së datës 22 shtator, kanë shkuar me motoçikletë në një karburant në Shënkoll dhe, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, i kanë vjedhur shitësit, xhiron ditore dhe aparatin celular. Të dy shtetasit janë larguar më pas me motoçikletë.
Falë kërkimeve intensive nga shërbimet e Policisë janë gjetur të fshehura në një zonë me shkurre dhe në një banesë të braktisur, arma e zjarrit kallashnikov, motoçikleta, skafanda e motoçikletës dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për të kryer vjedhjen. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve personale dhe në banesën e të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestruan edhe aparati celular që i kishin vjedhur shitësit të karburantit, si dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori