LAJMI I FUNDIT:

Grabitja në Rinas, merret në pyetje gruaja gjermane e njërit prej grabitësve

Grabitja në Rinas, merret në pyetje gruaja gjermane e njërit prej grabitësve

Hetimet për zbardhjen e megagrabitjes në Rinas janë në vijim e sipër. Ndërsa deri më tani janë pesë të arrestuarit që kanë lidhje me ngjarjen, policia ka thirrur për të dëshmuar edhe bashkëshorten gjermane të njërit prej tyre, Renaldo Sulës.

Nuk dihet lidhja që mund të ketë kjo e fundit me ngjarjen, por mësohet se shtetasja gjermane po jep dëshminë e saj në këto momente.

Grabitja në Rinas, kush është ish-policja e shpallur në kërkim? (Foto)
Lexo po ashtu Grabitja në Rinas, kush është ish-policja e shpallur në kërkim? (Foto)

Bashkëshorti i saj Renaldo Sula u la dje nën masën “arrest me burg” nga Gjykata e Kriemve të Rënda së bashku me Saimir Çelën dhe Oltion Veselin. Një ditë para tyre edhe për dëshmitarin e drejtësisë, Alkond Bengasin, gjykata dha të njëjtën masë.

Po dje policia tha se po heton një ish-police, 31-vjeçare me inicialet E.B., e cila dyshohet të ketë djegur furgonin e tretë të përdorur për grabitjen e 9 Prillit në afërsi të Bathores, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes së policisë. E reja është ende e dyshuar e policisë që po hetohet në gjendje të lirë.

Të arrestuar për grabitjen janë: Alkond Bengasi; Renaldo Sula; Oltian Veseli; Saimir Çela; Elton Pikli.

Ndërsa Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë në tentativën për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor”. Në kërkim janë edhe disa persona të tjerë si Klement e Eldi Çala, por edhe dy shtetas nga Kosova. /BalkanWeb/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori