Grabitet me armë zjarri karburanti, autorët hapin zjarr në drejtim të policisë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Korçë – Kapshticë.
Pre e grabitësve ka rënë një pikë karburanti në afërsi të fshatit Dishnicë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se autorët dyshohet të kenë qenë të paktën 3 persona.
Pasi kanë parë të afroheshin shërbimet e Policisë, ata kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me zjarr.
Më pas grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet, shkruajnë mediat shqiptare.
Nga
Telegrafi
24/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































