LAJMI I FUNDIT:

Personi që dyshohet që i vodhi revolen djalit të Rifat Jasharit

Personi që dyshohet që i vodhi revolen djalit të Rifat Jasharit

E.K., dyshohet se i ka vjedhur armën Bashkim Jasharit, djalit të Rifat Jasharit dhe gjeneralit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Më 8 maj të këtij viti në fshatin Komoran, i dyshuari E.K., në bashkëpunim me të dyshuarin tjetër A.K., thyen xhamin e veturës së Bashkim Jasharit dhe ia vodhën një çantë në të cilën Jashari ruante armën e tij “Glock 17”.


Sipas një raporti të Prokurorisë së Shtetit të cilin e ka siguruar Insajderi, E.K., dhe i dyshuari tjetër me inicialet A.K., e kanë kryer vjedhjen rreth dy-tre minuta pasi Jashari kishte parkuar veturën dhe kishte dal nga ajo.

“I dëmtuari Bashkim Jashari, pjesëtar i FSK-së, e kishte parkuar veturën e tij ‘Landrover’, pronë e FSK-së, dhe pas një intervali kohor prej 2-3 minutave kur ishte kthyer tek vetura e tij kishte parë se i ishte thyer xhami i derës së pasme”, thuhet në raport.

Në çantën e vjedhur, Jashari ruante edhe dokumentet e tij personale.

“Nga ku i ishte marrë çanta e kraharorit në të cilën kishte pasur armën zyrtare Glock 17 dhe dokumente personale”, dyshon Policia.

Ndonëse ndodhen në kërkim, Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i kap të dyshuarit prej disa javësh.

Madje, i dyshuari E.K., pothuajse çdo ditë sfidon Policinë e Kosovës përmes rrjeteve sociale ku publikon fotografi të tij duke lëvizur lirshëm nëpër Kosovë.

Të premten, Karaçica ka publikuar një fotografi në një kafene në Kosovë, por Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij.

Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të kërkuar lidhur me kërkimet për kapjen e të dyshuarve, mirëpo Policia ka kërkuar kohë derisa të pranojë informata nga Stacioni Policor në Drenas.

Bashkim Jashari është djali i Rifat Jashari dhe nipi i Adem Jasharit, Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai është gjeneralbrigade dhe inspektor gjeneral i Forcës së Sigurisë së Kosovës./Insajderi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori