LAJMI I FUNDIT:

Grabitësi në Rinas që studioi në Jemen e Afganistan për hoxhë, ishte arrestuar për terrorizëm në SHBA (Foto)

Grabitësi në Rinas që studioi në Jemen e Afganistan për hoxhë, ishte arrestuar për terrorizëm në SHBA (Foto)

Dy javë nga grabitja spektakolare në Aeroportin e Rinasit, vihet në pranga një prej autorëve që hyri në pistë Oltion Veseli dhe tre bashkëpunëtorë të grupit të strukturuar kriminal Alkond Bengasi, Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Oltion Veseli, i vënë në pranga një ditë më parë, si bashkëpunëtor i supergrabitjes në Rinas, është personi i veshur komando që gjendet në pistën e aeroportit pranë avionit të linjës Tiranë Vienë në momentin e grabitjes më 9 prill.

Në foton e siguruar nga “BalkanWeb”, Veseli është personi i veshur si komando dhe që kërcënon me kallashnikov, ndërsa pranë tij është Admir Muratajt gjithashtu i maskuar.

Sipas të dhënave, Veseli në vitet 2000 ka qene ne Jemen me studime, me pas ka shkuar në Afganistan dhe më pas është arrestuar nga amerikanët për terrorizëm. Ai u arrestua në 2005 nga trupat amerikane gjatë një operacioni kundër talebanëve në Afganistan. Veseli u riatdhesua në 25 qershor të 2006. 38-vejçari Veseli ishte vetëshapllur imam i xhamisë në Krujë.

I arrestuari Oltion Veseli nga Fushë Kruja, është kushëri me Ernest e Dash Kupën, të dënuar nga drejtësia për grabitjen e blindave në rrugën e Rinasit në 2017. I arrestuari tjetër Alkond Bengasi, është kushëri me Klement Calën, ndërsa dy të tjerët Saimir Çela, Renaldo Sula njihen si njerëzit e tij të besuar.

Gjithçka çfarë ka ndodhur brenda 300 sekondash, publikohen pamjet 3D të grabitjes në Aeroportin e Rinasit
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ka ndodhur brenda 300 sekondash, publikohen pamjet 3D të grabitjes në Aeroportin e Rinasit

Klement Çala, që njihet si personazh tejet i rrezikshëm jeton në arrati që prej 2013, krahas krimeve të kryera më herët, në Shqipëri e Greqi, është i dyshuar tashmë edhe për grabitjen e 9 prillit dhe mendohet të ketë patur rol kryesor. Çala njihej për lidhjen e fortë me Admir Muratajn, që mbeti i vrarë pas grabitjes së dhunshme në aeroportin pasi janë arratisur së bashku nga burgu i Trikallasë në Greqi.

Klement Cala, nuk është i vetmi nga familja në telashe të mëdha. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij, Eldi Cala. Listës së të kërkuarve i shtohen edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen publik. /BalkanWeb/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori