LAJMI I FUNDIT:

Gorbachev: Po rrëshqasim drejt luftës së tretë botërore!

Gorbachev: Po rrëshqasim drejt luftës së tretë botërore!

Lider i fundit sovjetik Mikhail Gorbachev, ka deklaruar se bota është duke kaluar nëpër një fazë shumë të rrezikshme dhe po kërcënohet me një luftë të re të ftohtë, duke vlerësuar se problemet e mëdha nuk mund të zgjidhen me anë të një lufte të armatosur dhe militarizim, por me politikë konstruktive dhe dialog.

“Po jetojmë në një periudhë shumë të rrezikshme. Bota është duke rrëshqitur drejt një lufte të re të ftohtë, në të cilën askush nuk do të dorëzohet. Të gjitha këto janë budallallëqe. Vetëm një gjë është e nevojshme – politika globale dhe konstruktive”, ka deklaruar Gorbachev gjatë një interviste dhënë televizionit rus “Ren”, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, gjërat si janë duke u zhvilluar lufta e tretë botërore tashmë ka filluar, pasi janë duke u përdorur armë të shkatërrimit në masë dhe armë bërthamore.


“Po shpenzohen shuma të mëdha parash në armë. Po përsëritet gjithçka që njëherë na dërgoi drejt katastrofës. Është e nevojshme të ndalet kjo, sepse çdo ditë po lajmërohen vende të reja që kanë armë”, ka shtuar Gorbachev.

Ai gjithashtu paralajmëroi se Kombet e Bashkuara po merren çdo herë e më pak në procese të gjetjes së një zgjidhjeje paqësore, edhe pse është e nevojshme që ky institucion të përdoret në mënyrë që të lëvizet drejt mbijetesës së njerëzimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Bosnja
Kalo në kategori