LAJMI I FUNDIT:

Google do të rihapë zyrat për një numër të kufizuar të punëtorëve pas pandemisë COVID-19

Google do të rihapë zyrat për një numër të kufizuar të punëtorëve pas pandemisë COVID-19

Google njofton se do të rihapë zyrat nga 6 korriku për punëtorët që kanë nevojë apo ata që dëshirojnë të rikthehen.

Sipas kompanisë, se do të ketë masa të rrepta të sigurisë shëndetësore.

“Duke nisur nga 6 korriku, duke supozuar se rrethanat e jashtme do ta lejojnë, ne do të hapim më shumë zyra, në më shumë qytete. Kjo do t’u japë googlers, të cilët kanë nevojë të shkojnë sërish në zyrë apo atyre që dëshirojnë – nëse rrethanat janë të favorshme – mundësinë të rikthehen, në një numër të kufizuar dhe me rotacion”, shkruan CEO i kompanisë, Sundar Pichai, në një letër dërguar punëtorëve, përcjell Telegrafi.

Pichai shtoi se do të ketë masa të rrepta shëndetësore dhe sigurie për ata që vendosin të kthehen dhe se “zyra do të ketë një tjetër ndjesi nga ajo para se të shkëputeshin”.

Google do t'i japë 1,000 dollarë secilit punëtor që punon nga shtëpia
Lexo po ashtu Google do t'i japë 1,000 dollarë secilit punëtor që punon nga shtëpia

Për momentin, plani i Google është të rikthejë në zyra rreth 30 për qind të punëtorëve në muajin shtator, por në letër Pichai pranoi se gjithçka varet nga kushtet e jashtme, të cilat mund të ndryshojnë.

Ai tha se Google po nxit punëtorët, të cilët mund të punojnë nga shtëpia, të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë, por shtoi se një “numër i kufizuar” njerëzish në pozicione të caktuara duhet të kthehet në zyrë në vitin 2020. /Telegrafi/