LAJMI I FUNDIT:

Google do të lansoj Pixel 3 më 9 nëntor

Google do të lansoj Pixel 3 më 9 nëntor

Google sapo ka dërguar ftesa për shtyp për një ngjarje të lansimit “Made by Google” në New York City më 9 tetor, ku kompania me shumë gjasa do të prezantojë telefonin e ri, Pixel 3.

Ftesa nuk mund të na tregojë shumë se çfarë të presim nga ngjarja. Google pritet të lansojë një Pixel 3 dhe një Pixel 3 XL. Pjesa më e madhe e Pixel 3 XL ka rrjedhur tashmë në sajë të zbulimeve të ndryshme nga përdoruesit rus të YouTube të cilët ishin në gjendje për të marrë në mënyrë të paligjshme telefonin e pa-lansuar.


Pixel 3 thuhet se i ngjan Pixel 2 XL me korniza mbi dhe nën ekran për të akomoduar altoparlantët stereo. Pixel 3 XL, nga ana tjetër, ka tërhequr shumë kritika për një kornizë mjaft të thellë – një dizajn të qëllimshëm për të përshtatur një altoparlant të dytë dhe teknologji kamerash shtesë për “Super Selfie”, njofton Mashable.

Bazuar në rrjedhjet e deritanishme, të dy telefonat do të kenë vetëm një kamerë të pasme, çipin e fundit Qualcomm Snapdragon 845 dhe një lexues të gjurmëve të gishtave në anën e pasme. Të gjithë specifikat do të konfirmohen më 9 tetor. /Telegrafi/