LAJMI I FUNDIT:

Google shfaq Pixel 4, më herët se që pritej

Google shfaq Pixel 4, më herët se që pritej

Ka pasur një numër të konsiderueshëm të rrjedhjeve të lidhura me Pixel 4 në kohët e fundit dhe ndoshta duke kërkuar të ndalë spekulimet dhe t’i japë fund thashethemeve, duket se Google ka vendosur të zbuloj paraprakisht dhe zyrtarisht Pixel 4.

Kompania ndau një imazh në llogarinë e tyre të Twitter që ka zbuluar telefonin në kapacitetin e tij.


Megjithatë, duhet të theksojmë se ky zbulim është më shumë një promovim i vogël. Kompania nuk përmendi asgjë në lidhje me veçoritë e telefonit, përveçse tha, “Meqë duket të ketë një interesim, ja ku është! Prisni që të shihni se çfarë mund të bëj telefoni.”

Duke thënë këtë, imazhi konfirmon se për Pixel 4, Google mund të jetë duke adoptuar një sistem multi-kamerash në pjesën e pasme të telefonit.

Duket se vendosja katrore për kamerën po bëhet e famshme pasi Apple gjithashtu thuhet se po provon një dizajn të ngjashëm.

Megjithatë, fotoja tregon se në rastin e Pixel 4, Google mund të miratojë vetëm një konfigurim të dyfishtë të kamerës, në vend të një konfigurimi të trefishtë të kamerës, që është ajo që shumica e kompanive po sjellin.

Në të njëjtën kohë, është krejtësisht e mundur që telefoni në foto të jetë Pixel 4 dhe se Pixel 4 XL mund të ketë më shumë kamera.

Sidoqoftë, ne vetëm duhet të presim dhe të shohim, por për momentin, kjo është se si Pixel 4 duket zyrtarisht. /Telegrafi/