Zvogëlimi i numrit të punëtorëve në njësinë e saj të re të biznesit të blerë së fundmi, përfaqëson rreth 20 për qind të të punësuarve nga gjithsejt 20.000 sa ka Motorola.

Duke analizuar biznesin e saj të ri, Google ka thënë se Motorola Mobility ka humbur para në 14 nga 16 tremujorët e kaluar. Ndryshimet janë të destinuara për ta bërë këtë njësi biznesi fitimprurëse.


Përveç reduktimit të vendeve të punës, Google do të zhvendoset fokusin e Motorola- së nga telefonat e thjeshtë wireless, në prodhimin e pajisjeve më fitimprurëse. / Telegrafi /