Nuk ka shumë që nuk ishte zbuluar për telefonat Pixel 3, por Google zyrtarisht i lansoi pajisjet sot. Në aspektin e dizajnit, ato duken shumë më tepër sesa të gjitha rrjedhjet kanë treguar deri tani, me Pixel 3 duke anashkaluar nevojën për një kornizë të sipërme, përderisa modeli më i madh e përqafon atë. Një sensor gjurmë gishtash ende mund të gjendet në anën e pasme të pajisjes.

Fokusi i Pixel të këtij viti është përvoja e kamerës, e cila ka parë një mori përmirësimesh të veçorive ekzistuese si dhe futjen e atyre të reja. Telefoni ende përmban tiparin popullor HDR + me Zero Shutter Lag, të çiftuar me Visual Core të Pixel. Një nga veçoritë e reja është Top Shot, që tani do t’i lejojë përdoruesit të lëvizin nëpër një sërë kornizash të kapura në momentet që çojnë deri në shtypjen e butonit të shkrepjes së fotos.

Kjo i lejon përdoruesit të zgjedhin pamjet më të mira, edhe kur koha nuk është më e mira.

Ekziston edhe Super Res Zoom, që përdor një sërë fotosh të marra në të njëjtën kohë për t’i kombinuar ato për të siguruar cilësinë më të mirë të imazhit kur zmadhohet në një foto.

Ndoshta veçoria më interesante është NightSight, për të cilën Google thotë se do të mohojë nevojën për të përdorur blicin e kamerës në dritë të ulët.

Kompania krahasoi një foto në errësirë të kapur me iPhone Xs dhe Pixel 3, dhe në të vërtetë, ndryshimi është i jashtëzakonshëm.

Google gjithashtu foli shumë për sigurinë gjatë ngjarjes dhe telefonat Pixel 3 përfshijnë edhe çipin e ri të sigurisë, Titan Security, i cili mbron në mënyrë lokale të dhënat e përdoruesit dhe aplikacioneve, kredencialet dhe integritetin e vetë sistemit operativ.

Për të shkuar së bashku me telefonat e rinj, Google prezantoi gjithashtu edhe Pixel Stand, një ngarkues pa tel që mundëson telefonin tuaj të qëndroj në një sipërfaqe, në mënyrë që të mund të lexoni njoftimet e rëndësishme.

Pixel 3 vjen në tre ngjyra: vetëm e zezë (Just Black), qartësisht e bardhë (Clearly White) , dhe jo e pembe (Not Pink, e cila në të vërtetë është e pembe). Telefonat fillojnë me çmim prej 799 dollarë për modelin më të vogël, ndërsa XL fillon në 899 dollarë. Si shpërblim, ju gjithashtu merrni falas gjashtë muaj të YouTube Music me telefonat e rinj.

Pajisjet vijnë në modele me 64GB dhe 128GB, 4GB RAM, dhe procesorin e ri të Qualcomm, Snapdragon 845. Pixel Stand kushton 79 dollarë, por duket të jetë në dispozicion vetëm në ngjyrë të bardhë. /Telegrafi/