LAJMI I FUNDIT:

Google lanson aplikacionin Pixel Diagnostic dhe manuale të reja riparimi për telefonat Pixel

Google lanson aplikacionin Pixel Diagnostic dhe manuale të reja riparimi për telefonat Pixel

Google ka prezantuar zyrtarisht aplikacionin Pixel Diagnostic dhe ka ridizajnuar manualet e riparimit për telefonat Pixel.

Ky aplikacion synon të bëjë më të lehtë për përdoruesit identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave të mundshme me pajisjet e tyre, përcjell Telegrafi.

Ai aktualisht është i disponueshëm në anglisht, dhe përmban teste të plota që mbulojnë të gjithë pajisjen, por edhe teste individuale që synojnë pjesë të veçanta si ekrani dhe sensorët.


Përveç kësaj, Google ka prezantuar edhe manuale riparimi, të cilat janë në dispozicion për shkarkim në faqen zyrtare të kompanisë.

Fillimisht ato janë ekskluzive për Pixel Fold, Pixel 8, dhe Pixel 8 Pro.

Përditësimeve të reja nga Google i bashkëngjitet edhe Modaliteti i Riparimit, i cili mundëson ruajtjen e informacionit privat ndërsa pajisja është duke u riparuar.

Me këtë hap, Google radhitet në mesin e kompanive tjera teknologjike që po përqendrohen në riparimet e pajisjeve të veta.

Megjithatë, ende nuk ka qartësi nëse aplikacioni Pixel Diagnostic është i disponueshëm globalisht, apo vetëm në rajonet ku pajisjet Pixel janë të disponueshme si në SHBA, Australi, dhe disa vende evropiane. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon se çfarë është përmirësuar

TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon se çfarë është përmirësuar

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Aplikacioni Find My Device tani tregon vendndodhjet e miqve në kohë reale

Aplikacioni Find My Device tani tregon vendndodhjet e miqve në kohë reale

Teknologji
Zbulohen specifikat e kamerës së modelit S24 Ultra

Zbulohen specifikat e kamerës së modelit S24 Ultra

Teknologji
Apple jep paralajmerimin: Mos e futni iPhone-in në oriz, kjo është metoda për ta larguar ujin

Apple jep paralajmerimin: Mos e futni iPhone-in në oriz, kjo është metoda për ta larguar ujin

Teknologji
Apple duhet të bëjë lëshime, përdoruesit e iPhone dhe iPad i presin ndryshimet e mëdha

Apple duhet të bëjë lëshime, përdoruesit e iPhone dhe iPad i presin ndryshimet e mëdha

Teknologji
Kalo në kategori