Goli i parë ndaj Fenerbahces, por Vokrri iu kundërpërgjigj me asistim - Muharrem Sahiti tregon emocionet për sfidën me gjigantin turk

Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka qenë i ftuar në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.
Ish-lojtari ka rrëfyer për golin e parë ndaj Fenerbahces, por edhe se si Fadil Vokrri ishte kundërpërgjigjur me asistim.
“Ne si Konyaspor kemi luftuar për ekzistencë ose për me siguri mesin e tabelës, Fenerbahce ka qenë skuadër që gjithmonë ka pretendu për titull”, ka rrëfyer fillimisht Sahiti.
“Katërshja e madhe ka qenë Fenerbache, Besiktasi, Galatasaray dhe Trabzonspori në atë kohë”.
“Ka qenë xhiroja e katërt, kur Fadili (Vokrri) ishte pjesë e Fenerit dhe unë te Konya. Po ai goli më kujtohet shumë mirë...”, ka vazhduar ish-lojtari.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos , KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/



































