LAJMI I FUNDIT:

‘Golf R500’ i modifikuar (Foto)

‘Golf R500’ i modifikuar (Foto)

Kompania Oettinger ka modifikuar Volkswagen Golf R500 në Wortheresee. E përshkruar si “supervetura sportive”, modeli është i bazuar në Golf R dhe ka një pamje më agresive sesa modelet standarde të VW-së.

Ndryshime të mëdha janë bërë në motorin 2.5-litra TFSI me pesë cilindra që është “modifikuar në ekstrem”. Motori ka turbon e re dhe sistemin ECU, transmeton koha.net.

Duke iu falënderuar këtyre modifikimeve, vetura tani ka 518 kuaj fuqi. Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e Golfit është 300 km/h.

Por, kjo nuk është e tëra. Kompania ka njoftuar se është duke punuar në veturat e reja me 600, 650 dhe 750 kuaj fuqi.

Golf R500 do të kushtojë 150 mijë euro.

r1 r2