LAJMI I FUNDIT:

Golf R 20 Years, është modeli R më i shpejtë nga Volkswagen, që e dëshmoi këtë në pistën e Nurburgringut

Golf R 20 Years, është modeli R më i shpejtë nga Volkswagen, që e dëshmoi këtë në pistën e Nurburgringut

Volkswagen ka njoftuar se shoferi i tyre profesional Benny Leuchter, ka vënë një rekord të ri në pistën e Nurburgringut që ka të bëjë me modelin R të Volksëagen.

Leutcher qëndroi prapa timonit të Volkswagen Golf R 20 Years, me të cilin doli në pistën e Nurburgringut dhe e përfundoi me kohë prej 7:47,31 – duke u bërë modeli më i shpejtë i Volkswagen që bartë logon R.


Koha e lëvizjes së tij tregon se ishte në nivel me Ferrari 599 GTB Fiorano (2007), Porsche 911 GT3 RS (2004) dhe Lamborghini Murcielago LP640 (2006).

Megjithatë nuk bëhet fjalë për Golfin më të shpejtë, pasi këtë titull vazhdon ta mbajë Golf GTI Clubsport S (2016) me një kohë prej 7:47,19.

Versioni special i modelit GTI është dizajnuar që ta “sulmojë” rekordin e veturës serike që bën tërheqje me rrotat e para, por akoma më befasuese është që Golf R që është më i shtrenjtë dhe më mirë i pajisur nuk ka mundur ta kalojë këtë rekord.

Pavarësisht kësaj, Golf R 20 Years është katër sekonda më i shpejtë se versioni standard Golf R, falë 10 kuaj-fuqive shtesë që janë të montuar në motorin 2 litërsh me katër cilindra.

Me 329 kuaj-fuqi ky model është R-ja më e shpejtë në Nurgurgring, por edhe Golfi më i fuqishëm që ka dalë nga fabrika në Wolfsburg. /Telegrafi/