LAJMI I FUNDIT:

Golf po lëkund fronin: Një garë e pasigurt për veturën më të shitur në Evropë

Golf po lëkund fronin: Një garë e pasigurt për veturën më të shitur në Evropë

Rezultatet e shitjeve që përfshijnë 44 vende evropiane tregojnë se Renault Clio aktualisht po udhëheq garën përpara bestsellerit të Volkswagen.

Sipas të dhënave të botuara nga faqja e specializuar focus2move.com, gjatë 11 muajve të vitit 2020, në tregjet e 44 vendeve evropiane, nga Portugalia në Rusi, u shitën gjithsej 314,357 modele Renault Clio, me një rritje vjetore prej 2.9%, transmeton Telegrafi.


Në vendin e dytë është VW Golf me 283,614 njësi të dorëzuara dhe një rënie në shitje prej 34.4%.

Pozicionin e tretë e mban një Volkswagen tjetër, modeli Polo. Gjatë 11 muajve, 225,941 makina janë shitur (-27.5%).

Por është interesante që modeli i prodhuesit nga Wolfsburg – VW Tiguan – është gjithashtu në pozicionin e 4-të. Në periudhën janar-nëntor 2020, 209,785 prej këtyre automjeteve janë shitur në Evropë (-25,6%).

I pesti është Ford Focus (182,492; -19,2%) dhe i gjashti është Peugeot 208 (178,970; -14,9%).

Ndër 10 shitësit më të mirë janë: Toyota Corolla, Nissan Qashqai, Renault Captur dhe FIAT Tipo /Telegrafi/