LAJMI I FUNDIT:

“Golden Eagle” me fushatë për ndihmë reparteve pediatrike në Prishtinë, Prizren e Gjilan

“Golden Eagle” me fushatë për  ndihmë reparteve pediatrike në Prishtinë, Prizren e Gjilan

Fondacioni “Golden Eagle” dhe Kompania “Frutex”, pas dy fushatave të suksesshme për përmirësimin e kushteve nëpër qendrat spitalore në vend, nga e enjtja kanë filluar edhe me një fushatë të re, e cila kësaj here ka të bëjë me më shumë qendra spitalore.

Drejtuesi i Fondacionit “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, ka filluar fushatën dy mujore për repartet pediatrie në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

“Frutex do të ndajë nga 5 centë për çdo produkt të shitur Relax. Në bashkëpunim me udhëheqësit e këtyre reparteve kemi arritur që t’i identifikojmë se cilat pajisje u mungojnë më së shumti”, ka thënë Palushi.

Ai ka treguar se në një fushatë tjetër humanitare kanë dhuruar si fondacion dhe kompani, 30 mijë euro për repartin e Pediatrisë të Klinikës Onkologjike në QKUK si dhe kanë dhuruar 90 mijë euro për ndarjen e 100 bursave një vjeçare për studentët me kushte të dobëta nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Palushi ka thënë se nuk do të ndalen me fushata humanitare pasi që kanë përkrahjen e qytetareve.

Ndryshe Kompania “Frutex është një ndër kompanitë më të suksesshme e cila produktet e veta Golden Eagle dhe Relax i eksporton në shumë vende të botës.

Kjo fushatë ka pasur që të ketë përkrahje nga qytetarët dhe të tjerët. /Telegrafi/

Shaqir Palushi - Foto Ridvan Slivova 03

Shaqir Palushi - Foto Ridvan Slivova 04

Shaqir Palushi - Foto Ridvan Slivova 05