Foshnja e parë me COVID-19 është regjistruar sot në Kosovë.
Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci ka thënë për RTV Dukagjinin se foshnja bashkë me nënën e saj janë shtruar në QKUK pas rekomandimit nga një klinikë private.
“Foshnja bashkë me nënën kanë ardhur para dy dite pasi kishin temperaturë të lartë. Rasti është referuar nga një ordinancë private”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se pas testeve është konfirmuar se foshnja dhe nëna janë të prekura me coronavirus.
“Është rasti i parë që një foshnje është konfirmuar me coronavirus në Kosovë derisa kemi pasur rreth gjashtë shtatzëna që janë konfirmuar pozitiv në COVID-19”.
Gojnovci thotë se nëna dhe foshnja në bazë të ekzaminimeve janë në përmirësim e sipër.
Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, thotë se teste do t’iu bëhet vetëm shtatzënave që kanë simptoma ashtu siç janë edhe rekomandimet e IKSHPK-së.
Gojovci thotë se qytetarët duhet t’iu përmbahen rregullave pasi sipas tij virusi nuk po kursen edhe foshnjat e sapolindura./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë