LAJMI I FUNDIT:

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kokainës në Tiranë, në pranga 20 persona

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kokainës në Tiranë, në pranga 20 persona

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë, ku janë arrestuar mbi 20 persona dhe katër persona janë shpallur në kërkim.

Në rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike ishin të përfshira dhe tre gra. Të arrestuar janë personat përgjegjës për shpërndarjen e drogërave në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Lajmi u bë me dije nga Drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj përmes një konference për shtyp. Vocaj theksoi se gjatë operacionit të koduar “Harta”, u goditën dy grupe kriminale të shpërndarjes së kokainës, kanabisit dhe heroinë në zona të ndryshme në kryqytetit.

Sipas tij, 20 personat e ndaluar tregtonin lëndët narkotike në afërsi të klubeve të natës dhe shkollave.

“Tregtonin kanabis, heroinë dhe kokainë në zona të ndryshme në kryeqytet, në lokalet e natës si dhe në afërsi të shkollave. Policia ka referuar në prokurori hetimet për dy grupe kriminale. Nën drejtimin e prokurorisë u organizua operacioni “Harta” në të cilin u arrestuan 20 persona”, tha Vocaj.

Policia bëri më dije së janë sekuestruar 2 kg kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, 5 mln lekë, 11 automjete dhe 29 aparate celulari. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë dhe Kamëz, afër shkollave, lokaleve të natës dhe ambiente të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori