LAJMI I FUNDIT:

Goditet përsëri pesoja argjentinase

Goditet përsëri pesoja argjentinase

Në videon e parë të postuar në Youtube në vitin 2005, shfaqet një prej bashkëthemeluesve të këtij rrjeti, duke qëndruar përpara kafazit të elefantëve në kopshtin zoologjik në San Diego, ndërsa një nga videot e postuara së fundmi është krejt ndryshe, në të shfaqet presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, i cili shpjegon se përse ka nevojë për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), që të arrijë të përballet me “arinjtë”, siç i quan ai, që po përpiqen t’i shkatërrojnë monedhën e vendit të tij,

Sipas The Economist, përcjell Telegrafi, pesoja argjentinase në fund të muajit gusht ra më shumë se 7 për qind, duke mbyllur një tjetër muaj të vështirë dhe duke sinjalizuar edhe fillimin e një muaji të ri aspak të lehtë.


Rënia e saj do t’ia vështirësojë shumë punën Bankës Qendrore për të përmbushur objektivin e inflacionit të vitit të ardhshëm. Tregjet financiare janë të shqetësuar, sepse qeverisë do t’i duhet të luftojë për të siguruar si rifinancimin ashtu edhe rizgjedhjen, duke qenë se normat e larta të interesit, të nevojshme për të tërhequr kreditorët, mund të zmbrapsin votuesit në zgjedhjet e tetorit të vitit të ardhshëm.

Në videon e postuar në Youtube, Macri kërkoi nga FMN të përshpejtojë ndarjen e kredisë prej 50 miliardë dollarësh që ishte pajtuar në muajin qershor. Argjentina mori 15 miliardë dollarë paradhënie, pjesa e mbetur për të cilën ajo kishte shpresuar që të mos kishte nevojë, është planifikuar të jepet në 12 këste të barabarta tremujore, me kusht që Argjentina të përmbushë kushtet e fondit.

Në një deklaratë nga shefja e FMN-së, Christine Lagarde, e cila tha se fondi do të “rishqyrtojë fazën e dhënien së kredisë”.

Macri e ka pranuar faktin se tregjet kanë shprehur një mungesë të theksuar besimi në financat e tij. Argjentina po vuan nga inflacioni i lartë, nga deficiti i lartë i llogarisë rrjedhëse dhe nga niveli i lartë i borxheve në valutë të huaj. /Telegrafi/