Goditet me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari në kërkim policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është goditur me thikë pas një mosmarrëveshjeje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, të mërkurën në ora 20:45.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































