Goal.com zgjedh formacionin me lojtarët më të mirë në pesë ligat kryesore evropiane, asnjë lojtar i kampionëve francez dhe gjerman

Ka përfunduar sezoni 2018/2019 në top pesë ligat evropiane, derisa ishim dëshmitarë të një edicioni përplot befasi.
Manchester City u shpall kampion me vetëm një pikë diferencë nga Liverpooli, gjersa një dramë pothuajse u zhvilluar edhe në Gjermani, aty ku Bayern Munich e fitoi titullin në xhiron e fundit ndaj Borussia Dortmundit.
Juventusi dhe Paris-Saint-Germaini e mbyllën çështjen e kampionit disa javë më parë, duke mos u rrezikuar asnjëherë nga kundërshtarët në ligë.
Goal.com ka përpiluar një formacion me lojtarë që kishin paraqitje më të mirë në top pesë ligat evropiane. Ky formacion i mediumit anglez dominohet nga lojtarët e Liverpoolit (tre), të ndjekur nga Manchester City dhe Barcelona me nga dy.
PSG dhe Bayern Munich edhe pse janë shpallur kampion në kampionatet e tyre, nuk e kanë asnjë lojtarë në formacion. /Telegrafi/
Formacioni i Goal: Jan Oblak; Tren Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk, Gerard Pique, Andy Robertson; Bernardo Silva, Axel Witsel, Eden Hazard; Cristiano Ronaldo, Sergio Aguero, Lionel Messi.
/Telegrafi/



















































