Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës më 25 maj 2017 me fillim në ora 19:00, bëhet hapja e ekspozitës “Bukuri e fshehur në lëvizje” e skulptorit Albulen Neziri.
Ekspozita përmban 21 punime, të formateve dhe formave të ndryshme të ndara në nëntë cikle, si “Torzo”, “Trupi i njeriut”, “Meditim për njeriun”, “Figura në lëvizje”, “Energjia e brendshme”, “Zemra”, “Misteri i vrimave”, “Model arkitektural” dhe “Shqiponja”.
Këto punime autori i ka realizuar kryesisht nga materiali i gurit si mermeri, guri natyral, graniti dhe oniksi, ndërkaq një pjesë e tyre janë edhe nga materiali prej druri.
Kuratori i ekspozitës, Zeni Ballazhi, shprehet se në veprat e Albulenit gjen lumturinë, gëzimin dhe hidhërimin. “Jo vetëm për gurin, drurin, metalin apo ndonjë objekt të gatshëm të hedhur në plumb, ai ka nevojë për ngjyra dhe cilësi, të latuara qetë dhe të lëmuara, sepse nuk është vetëm materiali si frymëzim, por edhe frymëzimin e tij ai e sheh brenda bllokut të imagjinatave të tij”, vazhdon Ballazhi.
Kjo ekspozitë financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe drejtohet nga Dhurata Ramosaj-Shala – koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës.
Ndryshe, Albulen Neziri ka mbaruar Fakultetin e Arteve Figurative drejtimi Skulpturë në Universitetin e Prishtinës.
Ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive duke filluar nga pjesëmarrjet e tij që nga viti 2009 në ekspozitën e studentëve “Ura me tri harqe” të universiteteve nga rajoni si dhe disa ekspozita kolektive në vend.
Krijimtaria e tij artistike përfshin skulpturën monumentale bashkëkohore dhe atë kombëtare duke e transformuar në një stil të veçantë modern.
Kjo është ekspozita e tij e parë personale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta në komunizmin shqiptar
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij
EZRA POUND
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur