LAJMI I FUNDIT:

GM para shpalljes së falimentimit

GM para shpalljes së falimentimit

Autogjiganti i dikurshëm amerikan General Motors planifikon të hënën të kërkojë mbrojtje gjyqësore nga kreditorët dhe në këtë mënyrë ta shmangë likuidimin, sqaroi Agjencia Bloomberg, duke theksuar se ky do të jetë falimentimi më i madh në historinë e SHBA-së në sektorin jofinanciar.

General Motors do ta shesë pjesën më të madhe të pasurisë së tij në pajtim me porcedurën e falimentimit, thuhet sipas një burmi të afërt të pordhuesit më të madh të automjeteve në botë.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se presidenti i SHBA-së Barack Obama gjithashtu të hënën do të flasë për reformat në General Motors, kur skadon afati i fundit, që sipas vendimit qeveritar, duhet patjetër të përgatisë program për reformat apo të ballafaqohet me falimentim.

Të enjten kompania aksinarëve i ofroi aksione me vlerë prej 27 miliardë dollarësh, me të cilën do t’i mundësojë që të marrin 25 për qind nga pjesa e ardhshme e kompanisë së reformuar General Motors.


Paraprakisht aksionarët me shumicë të votave e hodhën poshtë tentimin e General Motors ta zvoglojë borxhin në atë mënyrë që kreditorët do t’i kishte dëmshpërblyer me aksione, në vend të parave. Ajo praktikisht i shkatërron të gjitha shpresat se fati i kompanisë do të mund të zgjidhet jashtë porcedurës së falimentimit.

Kriza globale dhe financiare rëndë e ka goditur General Motorsin dhe po të mos merret ndihmë financiare nga Qeveria amerikane kompania do të falimentonte prej kohësh, kurse dhjetëra mijë punëtorë do të mbeteshin pa punë. /mia/