LAJMI I FUNDIT:

GLPS reagon ndaj zgjedhjes së kryeprokurorëve

GLPS reagon ndaj zgjedhjes së kryeprokurorëve

Grupi për Studime Juridike dhe Politike me anë të një komunikate ka reaguar lidhur me procesin e emërimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

GSJP thekson se fakti që të emëruarit kanë marrë tërë votat e KPK-së, pa asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër, është tregues i një marrëveshje më të gjerë për zgjedhjen e tyre, e jo një proces meritor.


Lexoni të plotë reagimin e GLPS-së:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) shpreh shqetësimin e saj lidhur me procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë (PTHP). Ky proces i menaxhuar tërësisht nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) paraqet tentativën e dytë të KPK-së për emërimin e kryeprokurorit të PSRK-së. Rikujtojmë që konkursi për përzgjedhjen e kryeprokurorit të PSRK-së është zhvilluar në fillim të vitit 2019 dhe i njëjti është anuluar me datën 25 prill 2019, meqenëse është vlerësuar që rregullorja që përcaktonte mënyrën e përzgjedhjes së tij ishte jo-kushtetuese. Prandaj, si rrjedhojë kanë ndodhur ndryshimet legjislative dhe është amandamentuar Rregullorja për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive themelore të Republikës së Kosovës.

Rikujtojmë që GLPS, me datë 21 gusht 2019, ka reaguar ndaj miratimit të kësaj rregulloreje meqenëse e njëjta ka vlerësuar që “mënyra e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve – siç është përcaktuar me këtë Rregullore të sapo-miratuar – lë hapësire të gjerë abuzimi me kandidaturat, dhe nuk respekton parimin e barazisë para ligjit, sigurisë juridike, meritës së përzgjedhjes dhe kompetencës ekskluzive të KPK-së për të konsideruar dhe refuzuar çdo kandidat që konkurron për një pozitë të tillë në mënyrë shteruese; klauzola e konfliktit të interesit dështon që të përfshijë gamën e gjerë të situatave të papërshtatshme që i parashikon Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”. Kjo ngase, kjo Rregullore si e tillë ka lejuar dhe lejon emërimin e kryeprokurorëve përkatës duke abuzuar me kandidaturat, parimin e barazisë para ligjit etj., dhe për më tepër, kufizon gamën e gjerë të situatave të papërshtatshme që i parashikon Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, fakte që konsiderohet që kanë ndikuar direkt në emërimin e kryeprokurorëve përkatës në PSRK dhe PTHP.

Më saktësisht, GLPS konsideron që mënyra e përzgjedhjes e përcaktuar me rregulloren e lartpërmendur ka qenë jo kushtetuese ngaqë e njëjta nuk ka garantuar parimin e barazisë para ligjit, sigurinë juridike dhe meritën e përzgjedhjes që duhet shoqëruar një proces të tillë. Njëkohësisht, fakti që të dy të emëruarit kanë marrë tërë votat e KPK-së, pa asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër, është tregues i një marrëveshje më të gjerë për zgjedhjen e tyre, e jo një proces meritor. Prandaj, GLPS shpreh indinjatën e saj lidhur edhe me këtë proces të politizuar dhe jo meritor”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori