Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Kosovës, të cilës i është refuzuar kompensimi për personin paraplegjik dhe tetraplegjik gjatë procedurës së rivlerësimit, kanë paraqitur padi për konflikt administrativ. Kjo padi është paraqitur kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Sipas një njoftimi të GLPS-së, paditëses së dëmtuar i është refuzuar ankesa për rishqyrtim të vendimit, me të cilin është kategorizuar në Grupin e Dytë dhe i është mohuar e drejta për shoqërues.
“Ky vendim i nxjerrë nga Divizioni i Skemave Pensionale është marrë në procedurë të rivlerësimit që bëhet nga Komisioni Vlerësues çdo pesë vite në bazë të aktit nënligjor që buron nga Ligji për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik. Në këtë rast, Vlerësimi i Komisionit Vlerësues nuk është bërë në bazë të ekzaminimit të duhur të pacientës, as në bazë të dokumenteve mjekësore, e as në bazë të Raportit Konziliar të lëshuar nga Klinika e Neurologjisë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës”, thuhet në komunikatën e GLPS-së.
Më tej thuhet se sipas raportimeve të fundit nga mediat, ka pasur shumë raste kur personat që kanë kaluar në procedurë të rivlerësimit janë trajtuar padrejtësisht nga Komisioni Vlerësues duke mos marrë për bazë rekomandimet e mjekëve, situatën reale të personit dhe duke mos ju kushtuar kohë të mjaftueshme për vlerësim.
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike dhe qytetarja e dëmtuar synojnë që ky rast të trajtohet me prioritet dhe të anulohet vendimi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe kjo ministri t’i ndërmerr të gjitha masat që legjislacioni të zbatohet dhe se qytetarët, sidomos personat me aftësi të kufizuar të trajtohen në mënyrë të barabartë duke ju njohur të drejtat të cilat ju takojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia