LAJMI I FUNDIT:

GLPS: 60 për qind e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji

GLPS: 60 për qind e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji

60 për qind e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji, kurse vetëm 31.4% prej tyre mendojnë se qytetarët janë të barabartë para drejtësisë.

Këto të dhëna janë prezantuar sot nga të gjeturat e Edicionit të Shtatë të Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë.


Drejtësia sot – Platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur sot, më datë 18.12.201, Konferencën për Media me temë: “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”.

“Sa i përket ndikimit politik në institucionet e drejtësisë, për vitin 2020, 60% e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji, kurse vetëm 31.4% prej tyre mendojnë se qytetarët janë të barabartë para drejtësisë”, thuhet në komunikatën për medie.

Sipas komunikatës, ky edicioni është bazuar në të dhëna të perceptimit qytetar mbi punën e institucioneve zbatuese të ligjit, në raportet vjetore të Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës dhe në Ligjin për Buxhetin, duke bërë krahasime për periudhat gjatë viteve 2013-2020.

Pjesa e parë e këtij indeksi trajton perceptimin qytetar mbi institucionet e drejtësisë ndër vite, në lidhje me tema si ndikimi politik, mitmarrja, raportimi dhe efektiviteti në luftën kundër korrupsionit, etj.

Ndërsa, pjesa e dytë e indeksit trajton performancën e sistemit te drejtësisë, efikasitetin e tij, shkallen e mbipopullimit dhe ngarkesën buxhetore.

“Në përgjithësi, të dhënat e këtij viti tregojnë për një rritje të vogël të perceptimit pozitiv mbi sektorin e drejtësisë në Kosovë, përkatësisht, me rreth 7 pikë përqindje nga viti paraprak. Më saktësisht, në këtë vlerësim të fundit 37.3% mendojnë që ka pasur ndryshime pozitive në sektorin e drejtësisë, për dallim nga viti paraprak kur vetëm 30.7% e qytetarëve besonin të kenë vërejtur efekte pozitive.

Përkundër kësaj dhe pavarësisht disa iniciativave të nisura nga qeveria, perceptimi negativ mbetet ende shumë i lartë dhe shqetësueses. Edhe kësaj radhe, më shumë së gjysma e qytetarëve (51.5%) konsiderojnë të mos kenë vërejtur përmirësime të theksuara në fushën e drejtësisë, pra, trendi ende mbetet negativ”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, në krahasim me vitin e kaluar trendi është pozitiv pasi që kemi ulje prej 8.5 pikë përqindje të qytetarëve që mendojnë se politikanët janë të pandëshkueshëm.

“Sa i përket institucioneve në veçanti dhe besimit kundrejt tyre, sipas të dhënave të raportit vërehet se 64.2% e qytetarëve i besojnë më së paku gjykatave dhe prokurorive sepse mendojnë se kanë ndikimin më të madh nga politika, ndërsa si institucionin më pak të ndikuar nga politika, edhe kësaj radhe, e konsiderojnë të jetë Policia e Kosovës. Të pyetur nëse institucionet e drejtësisë janë subjekt i mitmarrjes, 39.8% të të anketuarve besojnë se institucionet e drejtësisë vazhdojnë të jenë të prekura nga kjo dukuri. Në krahasim me vitin paraprak përqindja është ulur për 8.3 pikë përqindje”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtyre të dhënave, institucionet më të prekura nga kjo dukuri sipas 64.6% të qytetarëve janë gjykatat dhe prokuroria.

Për nga efektiviteti në luftën kundër korrupsionit, sipas të anketuarve, Policia e Kosovës, me 38.2% është institucioni më efektiv në këtë drejtim.

Ndërsa institucionet e vlerësuara si më pak efektive në luftën kundër korrupsionit perceptohet të jenë gjykatat dhe prokuroritë, me 8.2% dhe 9.1%, respektivisht.

“Mirëpo, vlen të theksohet që kjo përqindje e besimit në gjykata e prokurori ka një rritje të ndjeshme në krahasim me vitet e kaluara. Gatishmëria e qytetarëve të Kosovës për të raportuar korrupsionin dhe veprat penale, ekziston në masë të madhe përkundër faktit që ata janë të pakënaqur me punën e institucioneve në luftimin e këtyre dukurive në shoqëri. E të pyetur nëse do të ishin të gatshëm të raportonin në rast korrupsioni apo krimi, 70.5% e qytetarëve kanë thënë se janë të gatshëm ta raportojnë (6.1 pikë përqindje më pak se në vitin e kaluar), ndërsa 23.3% nuk do të ishin të gatshëm të bënin një gjë të tillë”, thuhet tutje në komunikatën për medie.

“Si në vitet e kaluara edhe në këtë vit, RoLPIK ka gjetur se qytetarët së pari do të zgjidhnin të raportonin në polici me 78.6%,e vetëm 4% në prokurori. Në krahasim me vitin e kaluar, përsëri institucioni më i besueshëm për qytetarët për t’a raportuar një rast të korrupsionit apo krimit mbetet Policia e Kosovës, megjithatë edhe tek raportimi në polici ka një ulje të besimit për të raportuar, përkatësisht me 10.3%.

Indikatori i pavarësisë në vendimmarrje, tregon se 41.2% e qytetarëve në vitin 2021 e radhisin Policinë e Kosovës si institucionin më të pavarur, ndërsa vetëm 18.7% e të anketuarve mendojnë se gjykatat mund të jenë të pavarura në ushtrimin e detyrës së tyre, sikurse edhe prokuroria me përqindje prej 15.9%. Vlen të theksohet se edhe në këtë indikatorë ka një trend pozitiv mbi vlerësimin e pavarësisë në vendimmarrje në sistemin e drejtësisë, sado e vogël që është kjo”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, thuhet se më shumë se gjysma e qytetarëve mohojnë të kenë vërejtur përmirësim në sistemin e drejtësisë, dhe vetëm 37.3% besojnë se kanë vërejtur efekte pozitive në këtë aspekt.

E prej tyre, 15.1% mendojnë se ka më pak ndikim të politikanëve mbi gjyqtarë, 29.6% besojnë se është përmirësuar hetimi ndaj rasteve të korrupsionit, 20.2% besojnë se rastet zgjidhen më shpejtë dhe 34.5% mendojnë që ka më shumë transparencë dhe llogaridhënie.

“Pra, në këtë vit shihet se kemi trend pozitiv rreth 7 pikë përqindje të qytetarëve që mendojnë se ka përmirësim në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Vetëm 2.0% e qytetarëve mendojnë se gjithmonë ndërmerren masa disiplinore ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve si shkelës të rregullave apo procedurave”, thuhet në komunikatë.

Sa i përket performancës së sistemit prokurorial, në komunikatën për medie thuhet se “duket se efikasitet më të madh gjatë vitit 2020 ka pasur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 153%, e përcjellë nga Prokuroritë Themelore më 118%, do të thotë kanë zgjidhur numër më të madh të lëndëve sesa që kanë pranuar”.

“Ndërsa Prokuroria e Apelit dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, brenda vitit kanë arritur që të zgjedhin numër të njëjtë të lëndëve me numrin e atyre që i kanë pranuar, duke pasur efikasitet prej 100%. Kurse, të njëjtat të dhëna për gjyqësorin tregojnë se efikasitet më të lartë në përfundimin e lëndëve ka pasur Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës. Kurse, për vitin 2020, Gjykatat Themelore kanë pasur performancën më të dobët në raport me gjykatat e tjera të vendit”, thuhet në të dhëna.

Ndërkaq, në vitin 2020, për Këshillin Prokurorial të Kosovës u ndanë 15 milionë euro ndërsa për Këshillin Gjyqësor u ndanë 29.8 milionë euro.

“Në krahasim me vitin e kaluar vërejmë se kemi rritje të përqindjes së buxhetit për KGJK-në dhe KPK-në, në raport me buxhetin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Lajme
Kalo në kategori