LAJMI I FUNDIT:

Global Albanian Gastronomy Festival organizoi ‘Darka e Vreshtave’

Global Albanian Gastronomy Festival organizoi ‘Darka e Vreshtave’

Ditë më parë më parë u mbajt “Darka e Vreshtave” e organizuar nga Global Albanian Gastronomy Festival dhe Theranda Wine, e cila erdhi pas organizimit të suksesshëm të Prishtina Gastronomy Festival.

“Darka e Vreshtave” ishte darkë e cila prezantoi kuzhinën moderne shqiptare të kuzhinierit Bleri Dervishi, por bëri edhe prezantimin e verërave të Theranda Wine.

Kjo darkë kishte për qëllim promovimin e kuzhinës moderne shqiptare, dhe erdhi si seri e parë e organizimeve që pritet të ndodhin, synimi i të cilave është njohja e gastronomisë moderne të kuzhinierëve shqiptarë dhe nxitja e shkëmbimit të përvojave të tyre me prodhuesit vendor.


Kantina Theranda Wine shtrihet në pjesën jugore të Kosovës dhe kjo kompani është vazhdimësi e kompanisë së kaluar shoqërore Suhareka e njohur në të gjithë Ballkanin si një nga liderët në sektorin e vreshtarisë dhe prodhimit të verës ndër dekada.

Sot, kjo kompani ka ndryshuar krejtësisht, nga madhështia e së kaluarës në modernizmin e së tashmes, kjo kantinë falë investimeve ofron linja moderne për përpunimin e rrushit. Gjithashtu, kjo kompani ka edhe një bodrum që i plotëson të gjitha standardet moderne që kërkohen për ruajtjen e verës së kualitetit të lartë.

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin personalitet të njohura nga kultura, biznesi, politika dhe sfera të ndryshme, të cilët shijuan një darkë me shumë shije nën tingujt e muzikës dhe nën flladin e vreshtave.

Ambienti i verarisë ishte i përkryer që të ftuarit të përjetonin emocionin e darkës nën qiellin e hapur dhe në mes të vreshtave, ku në secilën gotë shijonin verërat të ndryshme, por edhe vetë historinë dhe trashëgiminë kulturore të këtij rajoni.

Kuzhina moderne shqiptare ka kohë që ka filluar të zhvillohet në të gjitha trevat shqiptare, nga kuzhinierë me shumë zë dhe të njohur edhe në shumë vende të botës. Këta kuzhinier kërkojnë mundësinë dhe hapësirën që të bashkohen dhe të ndajnë përvojën e tyre edhe me të tjerët.

Këta kuzhinierë kanë potencialin e revolucionarizimit të recetave tradicionale, kështu duke gjetur inspirim në kuzhinën autoktone dhe duke e transformuar atë në pjata moderne dhe shume inovative.

Bleri Dervishi pasi që ka diplomuar nga shkolla e gastronomisë me famë botërore “P. ArtusiChianciano Terme” e ka vazhduar punën dhe gjatë viteve të studimeve, duke kryer praktikën në restorantin Villail Patriarca, restorant me një yll Michelin. Pastaj ka punuar në La Maison de Neige në La Thuile, përreth dy vjet ka punuar me TerryGiacomello, eksperiencë që e çoi në Azurmendi ku mësoi se çfarë është rigoroziteti, disiplina dhe kulturën që nevojitet për të pasur një kuzhinë me tre yje Michelin.

Ai fiton edicionin e dytë të Master Chef Albania dhe transferohet në Itali, saktësisht në Sicili, ku punon si Chef ekzekutiv në një prej resortëve më prestigjioze ¨Monacidelleterrenere¨, ku merr çmimin i riu më i mirë në ri-interpretimin e kuzhinës inovative.

Që nga viti i kaluar ka hapur restorantin ¨Gzona, në të cilin e zhvillon një koncept kuzhine që bazohet në evolucionin e traditës, të cilin e ai e quan ¨Memorie në evolucion¨.

Darka në Vreshta u bë e mundur falë mbështetjes së DHL, Hymeri, Apetiti, Uji Dea, Graniti, Flexograf, Floil, Flutra, Tafaj&Co, LinkPlus dhe Vector Pest-Control, të cilët e përkrahën këtë radhë këtë organizim.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?

Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?

Ekonomi
Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj

Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj

Ekonomi
Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall

Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall

Ekonomi
Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!

Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kontrolloni portofolin tuaj: Shkaku gabimit në dizajn, mund të merrni deri në 750 euro për një monedhë

Kontrolloni portofolin tuaj: Shkaku gabimit në dizajn, mund të merrni deri në 750 euro për një monedhë

Botë
Pse po thyen rekorde tani Bitcoin - ekspertët thonë se nuk është vetëm për shkak të Trumpit

Pse po thyen rekorde tani Bitcoin - ekspertët thonë se nuk është vetëm për shkak të Trumpit

Botë
Kalo në kategori