LAJMI I FUNDIT:

Glauk Konjufca për dialogun: Është finale që përcakton raportin shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë (Video)

Glauk Konjufca për dialogun: Është finale që përcakton raportin shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kur e bëmë marrëveshjen e qeverisjes me LAN-in, ne kemi thënë se do të ishte mirë që Vetëvendosja t’i udhëheqë negociatat. Kjo mund të ndodhë në një marrëveshje të qeverisë së ardhshme, por ne nuk jemi të obsesionuar që patjetër t’i udhëheqim negociatat”, ka thënë Glauk Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.


“Do të ishte diçka shumë pozitive nëse do të ndodhte që Vetëvendosje t’i udhëhiqte negociatat me Serbinë. Kjo finale është për të përcaktuar definitivisht raportin shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Telegrafi.

Konjufca ka shtuar më tej se ky dialog nuk është për të drejtat e serbëve, sepse ata e kanë mbrojtjen nga Plani i Ahtisarit.

“Për serbët nuk është ky dialog, është për relacionin mes Kosovës dhe Serbisë. Çështje të hapur me Serbinë e kemi vetëm mosnjohjen”, ka deklaruar më tej Glauk Konjufca./Telegrafi/

A është kusht i Vetëvendosjes që t’i bashkëngjitet procesit të dialogut?

A është kusht i Vetëvendosjes që t’i bashkëngjitet procesit të dialogut?

Publiée par RTV Dukagjini sur mercredi 13 juin 2018

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori