Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është bërë baba për herë të tretë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Konjufca, përmes një postimi emocionues që publikoi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.


Ai dhe bashkëshortja e tij, Emira Bajçinca mirëpritën ardhjen e vajzës së tyre në jetë, të cilën e pagëzuan me emrin Kaona.

glauku Foto: Glauk Konjufca / Facebook

“Së bashku me Emirën dhe vajzat tona të dashura, Knidën dhe Erenën, jemi shumë të lumtur që na erdhi në jetë Kaona!”, ka shkruar Konjufca në postimin e tij në Facebook.

Ai gjithashtu publikoi një fotografi të ëmbël teksa mbante në dorë vogëlushen dhe po e shikonte me një buzëqeshje.

Ndryshe, Glauk Konjufca do të kandidojë sërish për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, i renditur në vendin e dytë në listë.