LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë milion udhëtarë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit në tremujorin e parë

Gjysmë milion udhëtarë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit në tremujorin e parë

Në tre muajt e parë të këtij viti përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Shkupi” dhe aeroportit “Shën Apostull Pali” në Ohër, janë transportuar 480.845 udhëtarë, që është rritje prej shtatë përqind, krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, njoftoi sot TAV Maqedoni, koncesioner i aeroporteve.

Aeroporti i Shkupit ka shërbyer 454.448 udhëtarë në tremujorin e parë të këtij viti me 5.6 për qind rritje në nivel vjetor, ndërsa përmes atij të Ohrit janë transportuar 26.397, që është rritje vjetore prej 63.9 për qind.


Siç tha drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Alper Ersoj, rritja e numrit të udhëtarëve për 64 për qind në aeroportin e Ohrit, është si rezultat i tre linjave të reja ajrore të hapura në gjashtë muajt e fundit, Vjena në nëntor të vitit të kaluar dhe Mallmo dhe Milano muajin e kaluar.

Sipas të dhënave statistikore për qarkullim ajror të TAV Maqedoni, nga janari deri në mars të këtij viti, destinacionet më frekuentuese nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup janë: Stambolli me 10.9 për qind të tregut, Cyrihu (7.5 për qind), Bazeli (5.6 për qind), Mallmo (4.9 për qind), Vjenë (4.8 për qind), Memingen (3.6 për qind).

Kompania me buxhet të ulët “Wizz Air” ka transportuar numrin më të madh të udhëtarëve me 67,4 për qind të tregut, ndërsa pastaj pasojnë Turkish erlajns me 8,4 për qind, Gjermania Flug me 4,8 për qind, Austrian erlajns me 4,7 për qind, Edelvajs me 2,6 për qind dhe Pegasus erlajns.

Nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup 13 kompani ajrore sigurojnë ndërlidhje deri në 42 destinacione të rregullta, ndërsa nga ai i Ohrit 11 kompani ajrore shërbejnë pesë destinacione të rregullta dhe tetë sezonale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori