LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e qytetarëve të Serbisë mendojnë se e kanë humbur Kosovën

Gjysma e qytetarëve të Serbisë mendojnë se e kanë humbur Kosovën

Rreth 50 për qind e popullsisë në Serbi mendojnë se Kosova është e humbur, por sikur nesër të mbahej referendumi lidhur me Kosovën 74.5 për qind e të anketuarve thonë se do të votonin kundër njohjes se pavarësisë. Ndërsa 57 për qind e të anketuarve  nuk e kanë idenë se çka nënkupton demarkacioni mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu tregojnë rezultatet e hulumtimit të fundit, i realizuar nga Instituti për Çështje Evropiane ne Serbi, i cili u realizua me 1, 200 anketues në mars të këtij viti, gjetjet e të cilit u raportuan nga “blic.rs”.


Anketimi u realizua lidhur me njohjen e Kosovës, a konsiderojnë qytetarët serbë se e kanë humbur Kosovën, pjesëmarrjen e qytetarëve në dialogun e brendshëm, demarkacionin dhe referendumin për Kosovën.

47 për qind të popullsisë në Serbi vlerësojnë se Kosova është e humbur, përderisa 41 për qind kanë mendim të kundërt. Ndërsa, 12 për qind e të anketuarëve nuk kanë dhënë përgjigje.

Në mesin e atyre që mendojnë se Kosova është e humbur janë personat te moshës 30-60 vjeçare, me një nivel të mesëm dhe të lartë të arsimit nga të gjitha rajonet, përveç në lindje dhe në jug të Serbisë.

Pothuajse gjysma e të anketuarve mendojnë se është e pamundur që Serbia të ketë përsëri kontroll të plotë dhe sovranitet në Kosovë.

Rreth 36% e popullsisë mendojnë se një gjë e tille është e mundur, në mesin e të cilëve ka më shumë burra dhe më pak të anketuar që kanë përfunduar shkollën e mesme.

Ndërsa më shumë se gjysma e të anketuarve, 54 për qind, besojnë se qeveria e tanishme në Serbi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Çka nënkupton ideja e demarkacionit mes Kosovës dhe Serbisë nuk e dinë 57 për qind e të anketuarve.

Lidhur me idenë e demarkacionit 29 për qind e qytetarëve nënkupton përcaktimin e kufirit, sipas të cilit veriu i Kosovës do t’i takonte Serbisë, kurse Lugina e Preshevës do t’i bashkangjitej Kosovës, derisa 14 për qind mendojnë se kjo do të thotë përcaktimi i kufirit në përputhje me vijën aktuale administrative, përcjell Telegrafi.

Demarkacionin mes Kosovës dhe Serbisë nuk e përkrahin 41.8 për qind të anketuarve, të cilët janë kryesisht mashkuj të moshës në mes 30 deri 40 vjeç.

Sikur të mbahej referendumi lidhur me Kosovën nesër, 74.5 për qind e të anketuarve thonë se do të votonin kundër njohjes se pavarësisë, në një masë më të madhe këta janë burra, njerëz me të moshuar se 45 vjeç dhe ata me arsim fillor dhe të mesëm.

Për njohjen e pavarësisë së Kosovës shifrat tregojnë se janë 6.2 për qind e popullsisë, 11 për qind do të votonin në referendum, ndërsa 8.3 nuk dinë se si të përgjigjen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori