LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e gjermanëve ende nuk i besojnë bankave

Gjysma e gjermanëve ende nuk i besojnë bankave
Foto: Ilustrim

Besimi i gjermanëve në banka po rimëkëmbet shumë ngadalë pas krizës financiare të dhjetë viteve më parë, kështu thuhet në një sondazh të publikuar nga mediet gjermane.

Një total prej 44 për qind e gjermanëve të anketuar kanë besim në bankat dhe institucionet financiare, tha agjencia e DPA në një sondazh të institutit “Gallup”. Është vetëm katër pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2009, pak para fillimit të krizës financiare.


Sipas rezultateve të anketës, çdo i dyti gjerman ose 50 për qind e të anketuarve ende nuk i besojnë bankave.

“Besimi që sektori po ndërtonte për vite, u zhduk në vetëm një vit. Reputacioni i sektorit financiar nuk është rikthyer pas krizës financiare”, tha lideri i hulumtimit, Mark Nink, shkruan albinfo.ch.

Gjermanët, ndryshe edhe para krizës nuk ishin të kënaqur me institucionet financiare. Kështu, në vitin 2007 ata besonin 57 për qind e të anketuarve dhe 39 për qind nuk u besonin atyre.

Gallup anketoi një mijë qytetarë të moshës 15 vjeçare, duke i pyetur ata rreth mendimit për bankat. Sondazhi kishte për qëllim të tregonte se sa qytetarë kanë besim tek policia, gjyqësori, ushtria dhe qeveria. Rezultatet e këtyre sondazheve ende nuk dihen. /Telegrafi/