Gjyshja mahnit me aftësitë në artet marciale: 76-vjeçarja me shkop, që s’i trembet askujt! (Video)

6:"© CEN
Në Vatakara të Indisë, jeton një e moshuar e cila i lë në hije edhe njohësit më të mirë të arteve marciale.
Në xhirimin e hedhur në internet, shihet 76-vjeçarja në duel, së bashku me një mashkull që është sa gjysmë e moshës së saj, transmeton Telegrafi.
Gruaja e njohur vetëm si Meenakshiamma, e lëvizë me mprehtësi shkopin, teksa qëllon dhe mbrohet nga kundërshtari.
Në videon e xhiruar me kamerë telefoni, ajo tregon aftësitë në ‘Kalaripayattu’ - një art marcial të cilin ajo e praktikon që nga mosha dhjetëvjeçare. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































