LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Oleksandr Usyk mposhti Tyson Furyn për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, por një thirrje kontroverse e gjyqtarit bëri bujë në rrjetet sociale.

Ukrainasi mori një fitore me vendim me pikë kundër britanikut pas një dueli magjepsës me 12 raunde në Arabinë Saudite.

Rekordi i pamposhtur i Furyt përfundoi pasi Usyk u bë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga viti 1999, megjithëse ai nuk do ta mbajë atë titull për një kohë të gjatë përderisa do t’i hiqet titulli i IBF-së, i cili do të jetë në linjë për sfiduesin e detyrueshëm Filip Hrgovic i cili përballet me Daniel Dubois më 1 qershor.


Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk
Lexo po ashtu Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Usyk për pak sa nuk e përfundoi duelin në raundin e nëntë, kur goditjet e ukrainasit ndaj Furyt ishin të shumta, me Gypsy King që filloi të mbahej në litar për t’u mos u rrëzuar.

Gjyqtari Mark Nelson i dha Furyt çdo mundësi për t’u rikuperuar nga goditjet, por u kritikua në rrjetet sociale, ndërsa Usyk kërkonte të përfundonte luftën.

Ndoshta lufta mund të ishte ndalur në atë moment, por Fury ishte në gjendje të rikuperohej në fund të raundit dhe i mbijetoi të gjithë luftës pasi u këndell.

Vendimi i gjyqtarit nuk u vu në dyshim vetëm nga tifozët, por edhe nga luftëtarët dhe promovuesi i Matchroom Boxing – Eddie Hearn mbeti i habitur që njerëzit kishin pak njohuri për rregullin e numërimit.

Kur u pyet nëse mendonte se lufta duhej të ishte ndalur nga BoxNation, ai tha: “Unë po ju them atë që është mjaft qesharake, numri i njerëzve, luftëtarëve, të cilët nuk i dinë as rregullat për litarët që ju mbajnë lart”.

“Pashë kaq shumë luftëtarë që thoshin ‘është qesharake, ai nuk u rrëzua dhe ju ende i dhatë një numërim’. Kur litarët të ndalojnë të rrëzohesh, gjyqtari mund të japë një numërim. Është efektivisht një goditje, sepse litarët ju kanë ndaluar të rrëzoheni”.

Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare
Lexo po ashtu Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare

“Ai (Fury) u shëtit nëpër ring, ishte e pabesueshme, nuk mund ta besoj se ai nuk u rrëzua. Unë besoj në Britaninë e Madhe, ka shumë gjyqtarë që do ta kishin ndaluar, por mendoj se ai mori vendimin e duhur duke mos e ndërprerë”.

“Mendoj se gjithçka ishte paksa e ngadaltë për numërimin, por më pas ra gongu. Mendova se Fury u këndell shumë mirë”, vazhdoi Hearn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Kalo në kategori