LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari do kryerjen e gjykimit të Ukë Rugovës para largimit të EULEX-it

Gjyqtari do kryerjen e gjykimit të Ukë Rugovës para largimit të EULEX-it

Në seancën fillestare të gjykimit të Ukë Rugovës për vizat, është kërkuar veçimi i procedurës ndaj tij.

Në seancën fillestare ndaj Ukë Rugovës dhe 19 të akuzuarve të tjerë për lëshimin e paligjshëm të vizave italiane shengen në shkëmbim të përfitimit material, është prezantuar trupi gjykues me kryetar gjyqtarin Petkov dhe gjyqtarët Selek e Jashari si anëtarë të trupit gjykues.

Edhe pse në seancë munguan të akuzuarit Liridona Beqiri, Azad Beqiraj dhe Hamza Beqiri, kryetari i trupit gjykues propozoi që të veçohet procedura për katër nga të akuzuarit: Ukë Rugova, Izet Beqiri, Florjan Petani dhe Qefser Baholli.

Sipas aryetimit të prezantuar nga gjyqtari Petkov, propozimi për veçim të procedurës bëhet me arsyetimin e shqyrtimit më të shpejtë të çështjes, para se të përfundojë misioni i EULEX-it në Kosovë.

“Ju e dini që misioni i EULEX-it përfundon në qershor të vitit 2018, dhe ne duhet të përfundojmë këtë gjykim para kësaj kohe. Përndryshe, nëse nuk përfundohet gjykimi para kësaj kohe, çështja do të duhej të fillonte nga zeroja”, tha gjyqtari Petkov, në arsyetimin e propozimit.

Në fjalën e tij, prokurori Casnick kundërshtoi propozimin e trupit gjykues me pretendimin se aktakuza ndaj 20 të akuzuarve është e ndërlidhur dhe gjykimi nuk do te ishte më efikas nëse veçohet procedura ndaj katër të akuzuarëve.

“Rasti dhe provat në këtë çështje penale janë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe nuk do të jetë efikase nëse procedura veçohet”, tha në kundërshtimin e tij, prokurori Casnick.

Mbrojtësi i Ukë Rugovës kërkoi më shume kohë për të vlerësuar një propozim të tillë, ndërkaq mbrojtësi i Izet Beqirit, avokati Besnik Berisha mbështeti propozimin e trupit gjykues duke thënë se i mbrojturi i tij beson gjykatës dhe beson në vënien e drejtësisë në këtë gjykim.

Mbrojtësit e të akuzuarve te tjerë patën mendime të ndryshme lidhur më propozimin.

Kryetari i trupit gjykues u dha një afat prej 7 ditësh të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre për të dhënë mendim lidhur me propozimin.

Njëherësh, theksoi se sot nuk mund të caktojë një datë për të filluar seancën fillestare.

Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.

Në këtë proces gjyqësor, djali i ish-Presidentit Rugova, akuzohet lidhur me lëshimin e paligjshëm të 556 vizave italiane shengen.

Sipas aktakuzës, Ukë Rugova ka krijuar organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar ose drejtuar aktivitetet e një grupi kriminal qëllimi i të cilit ishte përfitimi material duke furnizuar individë me viza Schengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, nga 31 korriku 2012 deri më 5 shkurt 2014, Ukë Rugova ka udhëhequr grupin kriminal në marrjen e 556 vizave italiane Shengen nga Ambasada e Italisë në Prishtinë.

Ukë Rugova dhe 19 të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm në janar të këtij viti. Rugova pafajësinë e kishte deklaruar edhe në gusht të vitit të kaluar kur ishte mbajtur seanca fillestare.

Disa nga të akuzuarit e këtij rasti kishin kërkuar hedhjen e aktakuzës por kërkesat e tyre ishin refuzuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës e më pas edhe nga Gjykata e Apelit të Kosovës e cila vendosi që në këtë rast të vazhdohet me shqyrtim gjyqësor. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori