LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarët e Kosovës dhe Faton Kurshumlija në ndeshjet ndërkombëtare

Gjyqtarët e Kosovës dhe Faton Kurshumlija në ndeshjet ndërkombëtare
(Foto: basktbolli.com)

Gjyqtarët e Kosovës vazhdojnë të gjykojnë në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

FIBA Instruktori Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija, ka qenë vëzhgues në ndeshjen e FIBA EuroCup Women 2022 në Turqi mes Elazig Ozel Idare dhe Uni Gyor, si dhe në dy takimet tjera Orman Genclik-DVTK e Mersin-Horizont.


Këto ishin takime të vlefshme në grupet e edicionit të rregullt. Ndërkohë, Kurshumlija ka qenë vëzhgues në sfidën Shqipëri-Luksemburg në parakualifikimet e Eurobasketit 2025 në Durrës te Meshkujt.

Gjyqtari Xhelal Mumini ka ndarë drejtësinë në FIBA EuroCup Women 2022 në Turqi gjatë muajit tetor në ndeshjet Elazig Ozel Idare-Uni Gyor dhe Orman Genclik- Ludovika-FCSM Csata.

Dardan Maxhuni ka ndarë drejtësinë në sfidën Mersin-Horizont, që u zhvillua në Turqi gjatë muajit tetor në fazën e grupeve.

Ndërkohë, Daut Mehmeti ka qenë gjyqtar në ndeshjet Hatayspor Kulubu Dernegi – Enisey Krasnoyarsk, Bellona Kayseri – Universitas PECS dhe Elazig IL Ozelldare – BC Prometey, të gjitha të zhvilluara në kuadër të FIBA Euro Cup Women.