Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Fadil Hoxha dhe Bardhyl Ajazi, duke i dënuar me 20 muaj burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë (së bashku), lidhur me rastin e vjedhjes së një veture “Peugeot” në vitin 2015, kurse Haxhi Hoxha është liruar nga akuza.
Në këtë rast, Haxhi Hoxha dhe Bardhyl Ajazi akuzoheshin për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Detyrimi”, kurse Fadil Hoxha për veprën penale “Detyrimi”.
Shpalljen e aktgjykimit, e ka bërë të hënën gjykatësi i rastit, Sabit Sadikaj.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Fadil Hoxha, për pikën 1 të dispozitivit të këtij aktgjykimi, është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 muaj dhe me gjobë prej 500 euro.
Ndërsa, Bardhyl Ajazi për pikën 1 të dispozitivit të këtij aktgjykimi, është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 euro, kurse për pikën 2, u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 4 muaj dhe me gjobë në shumën prej 500 euro.
Sipas gjykatësit Sadikaj, i njëjti dënohet me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 4 muaj dhe dënim unik me gjobë në shumë prej 1 mijë euro.
Po ashtu, të njëjtit në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Dënimi me burgim për Fadil Hoxhën dhe Bardhyl Ajazin, do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, po ashtu të njëjtit obligohen që edhe dënimin me gjobë ta paguajnë në të njëjtin afat.
Ndërkaq, nëse palët e dënuara nuk e paguajnë gjobën, e njëjta i shndërrohet në dënim me burg.
Gjithashtu, të akuzuarit obligohen që të paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale, ashtu që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë nga 30 euro, si dhe nga 20 euro në emër të programit të kompensimit të viktimave të krimit.
Pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.
Kurse, Haxhi Hoxha në mungesë të provave, është liruar nga akuza për veprat penale për të cilat ngarkohej, pasi sipas gjykatësit Sadikaj asnjë dëshmi nuk është ofruar që i njëjti ka kryer ato vepra.
Ndërsa, shpenzimet e procedurës penale për Haxhi Hoxhën bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga koha e pranimit të të njëjtit.
Ndryshe, në seancën e 19 janarit 2023, përveç të akuzuarit Fadil Hoxha, fajësinë e kishte pranuar edhe i akuzuari Bardhyl Ajazi, kurse i akuzuari tjetër Haxhi Hoxha, ishte deklaruar i pafajshëm.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në nëntor të vitit 2015, të pandehurit Haxhi Hoxha dhe Bardhyl Ajazi akuzoheshin se më 28 gusht 2015, kanë shkuar në Lipjan në kafenenë “Nasa Kuca” ku së pari kanë porositur nga një birrë dhe ndërkohë pas një marrëveshje paraprake, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, i pandehuri Haxhi hyn në tualet dhe në kthim i kap çelësat e veturës në shank.
Tutje, pasi që i kanë paguar pijet duke lënë dy euro në tavolinë, dalin nga lokali dhe pas shikimit të terrenit në bazë të përshkrimit nga i dëmtuari, i pandehuri Bardhyl Ajazi me çelësat që i kishte marrë në posedim në mënyrë të paautorizuar heq pengesat duke e hap veturën Puegeot, e cila ishte në posedim të të dëmtuarës Jovana Perenqeviq, e ndezë atë dhe niset në drejtim të panjohur, me ç’rast ka shkaktuar dëm material.
Me këto veprime, Hoxha dhe Ajazi akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë “ nga neni 327, par.1 të KPRK-së lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej tre deri në shtatë vjet.
Ndërsa, në dispozitivin e dytë të kësaj aktakuze thuhet se të pandehurit Fadil Hoxha, Haxhi Hoxha dhe Bardhyl Ajazi më 1 shtator 2015, në parkun e Gërmisë në Prishtinë, i pandehuri Fadil Hoxha pas marrëveshjes paraprake me të pandehurit e tjerë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, thërret të dëmtuarën Jovana Perenqeviq duke i thënë se nëse e do veturën tënde, duhet të paguajë 1 mijë e 500 euro.
Aktakuza thotë se e njëjta e njofton Policinë e Kosovës, njësinë e Autokrimeve DHKO, se të dyshuarit e kanë kontaktuar në lidhje me kthimin e veturës me pagesë dhe pastaj gjatë dorëzimit të parave, i pandehuri Fadil Hoxha arrestohet në flagrancë nga policia.
Me këtë, ata akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Detyrimi” nga neni 340, paragrafi 1 lidhur me nenin 28, paragrafi 2 dhe nenin 31 të KPRK-së, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Kërkojmë hetimin e plotë dhe të pavarur
Ahmeti: Presim mbështetjen e qytetarëve në mbrojtjen e legjitimitetit dhe Marrëveshje së Ohrit
Raporti i Borrellit për Kosovën, Konjufca: Do të ishte mirë që të tregonte se bankat në veri ishin të Serbisë dhe të paligjshme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit
Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat
SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë