LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për krime kibernetike, hetuesi policor thotë se në këtë rast kanë marrë pjesë 20 hetues vendor e ndërkombëtar

Gjykimi për krime kibernetike, hetuesi policor thotë se në këtë rast kanë marrë pjesë 20 hetues vendor e ndërkombëtar
Foto: Ilustrim

 Hetuesi policor Zijadin Isaku ka thënë se gjykimi për krim të organizuar dhe vepra tjera penale i ndodhur para 17 viteve ndaj tani tetë të akuzuarve është rasti i parë në Kosovë i natyrës së tillë dhe se në hetimin e këtij rasti kanë marrë pjesë 20 hetues vendor e ndërkombëtar.

Aktakuza në këtë rast ishte ngritur me 20 korrik 2007 ndaj Driton Konushevci, Valton Isufi, Shkumbin Kadriu, Valdrin Gërbeshi, Burim Murati, Edmond Gashi, Artan Prebeza, Sadullah Behluli dhe Mimoza Beqiri, Klodiana Rokës, e në bashkëkryerje edhe me dy të akuzuar në arrati Qëndrim  Dobruna e Edon Bajrami.


Sipas aktakuzës, qëllimi i këtij grupi kriminal ishte sigurimi i pin-kodeve të xhirollogarive bankare të qytetarëve nga shtetet e ndryshme duke arritur të hakonin këto pin-kode dhe duke përfituar dobi pasurore jashtëligjshëm deri në vlerën prej 198 mijë e 454 euro.

Dëshmitari Isaku ka thënë se për rastin në fjalë kanë marrë pjesë 20 hetues vendor e ndërkombëtar dhe se ekzaminimi i pajisjeve është bërë nga sekret servisi amerikan.

“Me që është kjo gjendje unë jam i gatshëm me prezantu rastin në fjalë në ‘Power Point’ pasi që ka qenë rasti i parë në Kosovë i natyrës së tillë por edhe në Ballkanin Perëndimorë e më gjerë  dhe na është dashtë menaxhementit dhe prokurorisë me vizuelizu veprimet dhe rastin me prova dhe veprime”, tha dëshmitari Isaku.

Ai ka thënë se ka marrë si hetues ka marrë pjesë në disa vende dhe me disa të dyshuar por jo në tërësi.

Sipas tij, rasti ka filluat më 13 korrik 2006 në marketin “Inter Eminex” në Prishtinë, ku tani i akuzuarit Konushevci kishte blerë disa mallra në vlerë prej 594 euro e që nga shitësit e marketit i njëjti ishte dukur i dyshimtë.

“Është dukur i dyshimtë pasi që mallin e ka blerë me disa kartela të dyshimta dhe përmes Rafisen Bankës, por dyshimi më shumë ka lind se edhe punëtorëve të marketit iu ka ofru me ju ble dhurata”, tha Isaku.

Tutje, ai ka thënë se personat kompetent të marketit të lartcekur e kishin njoftuar Raiffsien Bank për ngjarjen dhe pas verifikimit nga këta të fundit sipas tij është vërtetuar se pagesat janë kryer nga kartela fiktive.

Sipas tij, kartelat fiktive të vërejtura nga punëtoret e marketit ishin plotësisht të bardha.

Ndërsa, pasi që kishin filluar hetimet ishte identifikuar tani i akuzuari Konushevci, ishte marrë urdhëresë për masa të fshehta përgjimi i telefonit dhe vëzhgimi dhe po ashtu edhe sipas disa informatave tjera ishte indentifikuara edhe vendbanimi i të njëjtit.

Ai ka treguar se pastaj i njëjti ishte bastisur dhe ishte bastisur banesa e tij në të cilën kishin gjetur kredit kartela dhe shtoi se dy prej tyre kishin qenë Blank të bardha dhe një tjetër në emër të Edmond Gashit dhe tjetra një mastercard në emër të një personi të huaj (Ilievski Vlladko).

Sipas tij, gjatë ekzaminimit kompjuterik të të akuzuarit Konushevci është konfirmuar se për kartelat blank kanë qenë edhe pin-kodet ku të dhënat ishin nga shtetet e SHBA-së, kurse përdorues ishte i akuzuari Konushevci, raporton betimiperdrejtesi.

E deri tek ky konstatim ai tha se kanë ardhur me ndihmën e sekret servisit amerikan.

Gjatë ekzaminimit të kompjuterit të të akuzuarit Konushevcit, dëshmitari Isaku tha se janë gjetur edhe prova tjera, pajisje që e vërtetojnë kryerjen e veprës penale.

“Është marrë urdhri për hetime financiare, prej transaksioneve është vërtetuar shtetet prej nga janë kryer transaksionet, shuma e parave nga transaksionet dhe emrat e rrejshëm të përdoruar për kryerjen e këtyre transaksioneve”, tha i njëjti.

Shtetet nga të cilat Driton Konushevci ka kryer transaksionet sipas tij kanë qenë shtatë:  SHBA, Suedi, Pakistan, Maqedoni, Egjipt, Gjermani dhe Bullgari.

I njëjti ka treguar edhe teknikat e hetimit të cilat i kanë përdoruar për këtë rast dhe nga analizat e të gjitha transaksioneve të kryera përmes Wester Unionit sipas tij janë gjetur lidhjet në mes grupeve vendore dhe ndërkombëtare.

Tutje, ai ka thënë se ishin identifikuar pastaj edhe të akuzuarit Valton Isufi dhe Mimoza Beqiri e po ashtu ishin lokalizuar dhe vendbanimet e tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e të akuzuarit Isufi dëshmitari Isaku tha se janë gjetur pajisje për shkrim në shirit magnetik dhe këto pajisje kishin qenë të lidhura me kompjuter.

“Janë gjetur 20 kredit kartela me shirit magnetik Blanko, me pin të shkruar në secilën prej tyre, është gjetur edhe një revole, të dhënat në kartela kane qenë nga SHBA dhe të përdoruara nga Valton Isufi, janë gjetur edhe pasaportë, letërnjoftim, leje e vozitje origjinale me emra të ndryshme dokumente bullgare”, tha ai.

I gjithë deklarimi i tij ai tha se mbështet nga të gjeturat e ekzaminimit nga Forenzika dhe sekret servisi amerikan.

Lidhur me mënyrën e parashtrimit të pyetjeve për dëshmitarin nga prokurorja speciale Merita Bina-Rugova vërejtje pati mbrojtësi i të akuzuarës Klodiana Roka, avokati Betim Shala pasi që ato që deklaron dëshmitari janë të paraqitura në kallzim penal.

Vërejtjen e avokatit Shala e kanë mbështetur edhe të gjithë mbrojtësit e tjerë të akuzuarve.

Sipas dëshmitarit Isaku, është vërtetuar se transaksionet i akuzuari Isufi i ka bërë në 14 shtete, e akuzuara Beqiri në 6 shtete, ndërsa e akuzuara Roka në 11 shtete.

“Klodiana Roka ka punuar në ‘Wester Union’ dhe përveç që ju ka ndihmu të tjerëve me bo transaksione të Wester Unionit janë vërejtur edhe transaksionet që ajo i ka bërë personalisht”, tha i njëjti.

Mirëpo, i pyetur nga kryetarja e trupit gjykues, se sa i përket “krimit të organizuar” a kanë arritur që të vërtetohen se cila ka qenë detyra e secilit në strukturë organizative, dëshmitari Isaku tha se nuk ka përgjigje për këtë.

Duke sqaruar veprimet tjera të të akuzuarve në këtë rast, dëshmitari Isaku tha se i njëjti referohet nga raporti sekret servisi amerikan.

Por edhe këtu pati vërejtje avokati Shala i cili tha se dokumnetit të cilit i referohet dëshmitari nuk e posedon as gjykata e as mbrojtja.

“Dhe si ka mundësi që ne si mbrojtje t’i parashtrojmë si pyetje lidhur me të gjeturat dhe konstatimet në atë dokument pa e poseduar të njëjtin edhe i njëjti as që është propozuar si provë”, tha avokati Shala.

Po ashtu, dëshmitari Isaku ka thënë se nga dhënat që janë nxjerr nga pajisjet shihen veprimet e të dyshuarve që sipas tij përmes një web-faqe të njëjtit kanë komunikuar mes vete dhe me nofka të ndryshme.

Por, i njëjti nuk pati përgjigje të detajuar në lidhje se cila nofkë, cilit të akuzuar i takon.

Lidhur me këtë deklarim të tij, ka reaguar i akuzuari Behluli i cili tha se tek ai nuk është sekuestruar aparati për prodhimin e kartelave të bankës por është sekuestruar një termo printer që quhet ‘Eltron P420’ e të cilin e ka përdoruar për të shtypur ID kartela e jo kartela të bankës.

Ndërsa, dëshmitari Isaku deklaroi se nuk ka njohuri nëse kjo pajisje do të mund të prodhonte kartela të bankës, por sipas tij këtë e kishin konstatuar ekspertët e IT.

Ndryshe, në seancën e kaluar të mbajtur më 6 nëntor 2023, prokurorja Bina-Rugova kishte propozuar që në cilësi të dëshmitarëve të dëgjohen hetuesit policor Zijadin Isaku dhe Visar Pacolli. Ndërsa sa i përket këtij të fundit e njëjta ka hequr dorë nga dëgjimi i tij.

Në këtë rast për krim të organizuar lidhur me vepra të tjera penale akuzohet edhe Edmond Gashi dhe Artan Perbeza mirëpo gjykata ka veçuar procedurën penale ndaj tyre, konkretisht ndaj Gashi për shkak të gjendjes shëndetësore kurse për Perbezën pasi që gjendet në pKrim i oraburgim në Shqipëri.

Po ashtu ndaj për Koushevcin është arritur parashkrimi absolut për veprën penale të posedimit të narkotikëve dhe për armëmbajtje po ashtu është arritur parashkrimi absolut për Isufin dhe Prebezën.

Të akuzuarit ngarkohen për “Krim i organizuar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Lëshimi i ceceve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kredit” , “Pastrimi i parave”,  “Ndihma”, ndaj Konushevci edhe vepra penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave psikotropike”, dhe po ashtu  Isufi dhe Perbeza edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, par 2 të KPPK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori