LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi i papërfunduar i Slobodan Milosheviqit

Gjykimi i papërfunduar i Slobodan Milosheviqit

Mosndëshkimi i arkitektit të luftërave në Ballkan, Slobodan Miloshviq, nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, ka lënë pas shumë dilema, shkruan sot Koha Ditore.

Por procesi gjyqësor i njeriut që shkaktoi tri luftëra në Ballkan, të cilat kulmuan me Kosovën, tani është përmbledhur në librin “Ndjekja penale e Slobodan Milosheviqit: Gjykimi i papërfunduar” të autores Nena Tromp.


Ky është libri i parë i këtij lloji që tregon peripecitë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës në ngritjen e aktakuzës kundër Milosheviqit.

Libri, i cili u prezantua të enjten nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ofron një analizë gjithëpërfshirëse për gjykimin e ish-liderit serb, Slobodan Milosheviq, në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi (ICTY).

Libri trajton në mënyrë të gjerë konfliktin në Kosovë nga viti 1987 e tutje dhe kapitulli VI ka të bëjë me luftën e vitit 1998/1999 në Kosovë. Autorja e librit, Tromp, me origjinë kroate, ka thënë të jetë përballur me shumë paradokse dhe situata të cilat do të mund të trajtoheshin nga aspekte të ndryshme.