LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Remi tregon për ndalimin e Fadil Syleviqit nga UÇK-ja

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Remi tregon për ndalimin e Fadil Syleviqit nga UÇK-ja

Në gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit dhe të tjerëve, gjatë seancës së të mërkurës, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i Zonës Operative të Llapit, i njohur si komandant Remi, ka folur për ndalimin e Fadil Syleviqit nga ana e UÇK-së.

Ai fillimisht foli për momentin kur u vendos që të liroheshin të gjithë të ndaluarit për arsye siç tha ai se nuk ishin të sigurt as vetë dhe nuk mund të mirëmbanin shtëpitë e ndalimit, duke shtuar se të tjerët janë liruar, me përjashtim të një personi, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Emri i këtij personi, dëshmitari Mustafa tha se ishte Fadil Syleviq, për të cilin tha se nga ajo kohë nuk ishte më i ndaluar, por nën kujdesjen e personave të caktuar.

Arsyetimi pse është dashur ai të ketë këtë kujdes tha se ky person ishte i rëndësisë së lartë, pasi ishte punëtor i sigurimit shtetëror serb.

Kur u pyet se a nuk ishte e sigurt për të që të kthehej në Prishtinë, dëshmitari u përgjigj se ‘‘nuk ishim të sigurt as ne se mund të na dëmtonte çdo moment, kishte njohuri të madhe për UÇK dhe gjithë organizimin’’.

Tutje, ai sërish sqaroi pse ishte autorizuar arrestimi i tij, duke thënë se Syleviq ka tentuar të ndërtojë njësi të UÇK-së nën regjionin ku Mustafa ishte përgjegjës, duke shtuar se “ne e dinim se ishte punëtor i shërbimit sekret serb dhe e dinim se po manipulonte me njerëzit e fshatrave të Prishtinës”.

Dëshmitari Mustafa tha se Syleviq ishte arrestuar me forcë dhe ishte dërguar në qendër të ndalimit, ku edhe ai vetë kishte shkuar ta marrë në pyetje.

“Më kanë interesu lidhjet e tij me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së”, u përgjigj ai kur u pyet pse kishte vendosur të flasë me të.

Tutje, dëshmitari tha se për këtë lidhje e kishte pranuar vetë Syleviq dhe tha se ka pasur ndërhyrje të deleguara nga Shtabi i Përgjithshëm për lirimin e tij.

Sipas tij, kanë ardhur njerëz fizikisht të dërguar nga Shtabi i Përgjithshëm, për të kërkuar lirimin e tij, por tha se ata nuk kishin vepruar kështu sepse kanë besuar se janë vënë në lajthim.

Mustafa tha se Fadil Syleviq nuk është kyçur në UÇK, por që pas kësaj përgjigje prokurorja Clare Lawson i lexoi një pjesë të një deklarate të mëhershme, ku kishte thënë se “kur Fadil Syleviq vjen në Bajgorë, njësiti që e ka marrë ka folur me të dhe u konstatua se ishte i lidhur me Shtabin, u informuam edhe nga Shtabi i Përgjithshëm dhe u bë pjesëtar i UÇK-së dhe u liru…”.

“Është gabim”, reagoi ish-komandant Remi, duke shtuar se mund të jetë një gabim teknik dhe shtoi se nuk beson se mund ta ketë thënë ai këtë.

Ai tha se kur ka përfunduar lufta, Syleviq është liruar dhe ka vazhduar si çdo qytetar tjetër, por që përsëriti se me përgjegjësi e thotë se Syleviq nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së, por ka qëndruar bashkë me ushtarë.

Më tej, seanca ka kaluar në sesion privat, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për bërë pyetje në lidhje me një të ndaluar tjetër.

Paraprakisht, dëshmitarit Mustafa iu paraqit një dokument i prillit të vitit 1999, me emrat e 12 të ndaluarve, e që ai pohoi se ishte nënshkrimi i tij në këtë dokument.

Por, pasi që lexoi datën e shënimit të arrestimit të personit të parë, më 18 nëntor 1999, u pyet nga prokurorja speciale Lawson nëse është ndonjë gabim pasi që dokumenti është lëshuar në prill të ‘99-ës e që Mustafa u përgjigj se ‘‘me siguri qenka gabim’’.

Më tej, iu paraqit edhe një dokument tjetër i janarit 1999, ku tha se nënshkrimi në dokument i takon Nazim Mehmeti dhe se kur u pyet për arsyen dhënies prej 3 muajsh arrest shtëpiak për një person, ai tha se ‘‘s’më kujtohet as rasti fare’’.

Ndërkaq, me paraqitjen e një dokumenti tjetër, prokurorja Lawson kërkoi të kalohet në seancë private për të lexuar disa emra me zë.

Tani, seanca është duke vazhduar me dëgjimin e të njëjtit dëshmitar, ende duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Lawson.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori