LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi ndaj Shaban Gogajt, tre zyrtarë policorë qëndrojnë pranë deklaratave të mëhershme

Gjykimi ndaj Shaban Gogajt, tre zyrtarë policorë qëndrojnë pranë deklaratave të mëhershme

Pejë- Në seancën e së martës ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj, tre zyrtarët policorë, në cilësi të dëshmitarëve, Agron Hasani, Ymer Hylaj dhe Petrit Mazreku, qëndruan pranë deklaratave të mëhershme të dhëna në shqyrtimin e parë gjyqësor.

Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z., Kurse, Isuf Cacaj akuzohet për armëmbajtje pa leje.


Në seacën e së martës, dëshmitari Agron Hasani, tani zëvendësdrejtor Rajonal në Stacionin Policor të Pejës, qëndroi pranë deklaratës së dhënë më 28 qershor 2021, duke thënë se nuk ka asgjë për të shtuar.

Ai vetëm tha se kishte qenë prezent në vendin e ngjarjes por nuk kishte përpiluar raport, sepse nuk është praktikë ngase këtë e ka përgjegjësi hetuesi dhe pjesa tjetër forenzikës.

Dëshmitari Hasani, tha se mendon që ishte dashur të dëgjohen kryetari i atëhershëm i Komunës dhe komandanti i stacionit policor në Deçan, pasi sipas tij kishin dhënë deklarata publike në atë kohë duke thënë se vrasja kishte qenë aksidentale.

Edhe dëshmitari tjetër, Ymer Hylaj qëndroi pranë deklaratave të dhëna në shqyrtimin e parë, si hetues në vendin e ngjarjes ku kishte përpiluar raport, për të cilin tha se secili veprim që ndërmerret hetuesi bën raport dhe çdo veprim i bërë dhe deklaratë e dhënë do të ishte në koordinim me prokurorin, raporton betimiperdrejtesi.

Gjithashtu dëshmitari i tretë Petrit Mazreku, zyrtar policor në Deçan, qëndroi tërësisht pranë deklaratës së dhënë në shqyrtimin e parë gjyqësor.  Ai tha se në ditën kritike ka qenë në vendin e ngjarjes, ku kanë përpiluar raportin e përbashkët, deklarata e tij tha se ka qenë në sinqertitetin më të madh, pa presion dhe pa ndikim të askujt.

Ndryshe, më 14 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar  me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.

Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z. Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, në dyqanin “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armën, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori