LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi i Naser Kelmendit, dëshmitari flet për përzierjen dhe dërgesat e drogës

Gjykimi i Naser Kelmendit, dëshmitari flet për përzierjen dhe dërgesat e drogës

Dëshmitari i sotëm në gjykimin e Naser Kelmendit i koduar me shifrën K1 foli për disa takime në të cilat kishte marrë pjesë edhe Naser Kelmendi, ndërsa ishte diskutuar për dërgesat e drogës dhe cilësinë e saj.

Ai u pyet nga prokurori në lidhje me një fletore të mbajtur prej tij ku shënoheshin sasitë e drogës dhe destinacioni i tyre.


K1 tregoi se mori pjesë në një takim në Pejë ku ishte ftuar për ta përpunuar (përzier) një sasi droge të llojit heroinë prej 110 kilogramëve, por tha se përzierja e saj ishte anuluar, pasi sipas tij droga ishte vlerësuar e kualitetit të dobët.

K1 tha se kjo drogë në atë takim në Pejë u vendos që të dërgohej në Gjermani e papërzier.

Dëshmitari i sotëm përmendi edhe një takim tjetër të zhvilluar në Hotelin “Casa Grande” në Bosnjë e Hercegovinë ku gjithashtu ishte i pranishëm Naser Kelmendi.

Në këtë takim sipas dëshmitarit K1 u diskutua rreth ankesave të blerësve të drogës dhe për disa shoferë që kishin vonuar dërgesat gjatë transportit.

K1 në gjykimin e Kelmendit dëshmoi për disa ditë edhe në maj të këtij viti.

Edhe atëherë foli për dërgesa dhe përpunim droge.

Naser Kelmendi akuzohet për vrasje të rëndë, për krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Ai krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa u arrestua nga Policia e Kosovës në majin e 2013-ës, pasi u kërkua me fletarrest ndërkombëtar nga Bosnja.

Pasi Bosnja e Kosova nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe as marrëveshje ekstradimi, Kelmendi është duke u gjykuar në Kosovë, por ai ka akuzë edhe në Bosnjë.

Në Bosnjë Kelmendi akuzohet për krim të organizuar, vrasje të mbetur në tentativë dhe për shitje e shpërndarje të substancave narkotike në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore.

Kur iu lexua aktakuza më 16 janar, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi  aktakuzën një prodhim nga Bosnja./KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Politikë
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Lajme
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Politikë
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Lajme
Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Politikë
Kalo në kategori